E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paranojat e Edvinit si dukuri e diktatorëve

23-04-2013 / Nga Sejdi Peka

Pranvera është stina më e vështirë për të sëmurët psiqikë. Duket se Edi Ramën po e rëndon kjo sëmundje e vjetër dhe daljet e tij në publik po e ekspozojnë gjithnjë e më tepër si njeri se nuk është mirë nga fiqiri. Deliri i tij shpërthen në momente të caktuara në një paranojë kundër të gjithëve dhe sidomos kundër kontribuesve në Partinë Socialiste tek të cilët shikon një rrezik real në rrugën e tij “drejt karriges së kryeministrit”. Parë në këtë kontekst kundërshtimin që baza e PS dhe elita intelektuale e kësaj partie po i bën Edi Ramës, presioni i madh nga frika e humbjes, e ka çekuilibruar mendërisht në sëmundjen psiqike të pashëruar, duke e shtyrë në veprime paranojake, duke dyshuar për këdo dhe për të gjithë duke i konsideruar “si armiq të partisë”. Sulmi me grupe militantësh ndaj Kastriot Islamit deri edhe në shtëpinë e tij për ta terrorizuar familjarisht, na kujton kohën e “gardistëve të kuq” të revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit. Ngjan si dy pika ujë në mentalitetin paranojak me udhëheqësin e tij shpirtërorë Enver Hoxhën apo metodat staliniste, pavarësisht se falë sistemit demokratik nuk e ka mundësinë e hurit e të litarit. Tanimë është e qartë si drita e diellit për të gjithë opinionin këtu në Shqipëri dhe atë ndërkombëtarë që monitoron proceset demokratike në vendin tonë, se e majta ish-komuniste është në krizën më të rëndë të identitetit të saj në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Lufta brenda llojit e inicuar nga Edi Rama, po bën atë që shumë nga figurat më të spikatura me kontribute të rëndësishme, të largohen dhunshëm dhe të fyer tejskajshëm nga Kryetari i kësaj force politike, të tillë si udhëheqësi historik i PS Fatos Nano, Islami, Meksi, Bufi, Meidani, e shumë të tjerë, për të ardhur tek largimi i fundit i deputetëve si Kadeli, Dogjani dhe nuk është për t’u çuditur se janë në ikje e sipër nga Edi Rama edhe shume figura të tjera që kanë bërë emër në Partinë Socialiste. Diskursi i tij i fundit në Berat, që të kujton diskursin e Don Kishotit me mullinjtë e erës, me ato britmat histerike ka dëshpëruar në shkallën më të lartë edhe më fanatikët në Partinë Socialiste. Tani kuptohet mjaft dukshëm, se edhe deputeti Erion Braçe, njëri nga militantët më të dalluar të PS, është shumë afër një largimi të mundshëm. Daljet e Edi Ramës me deklarata patetike dhe pa kuptim, fyerjet në bllok të shumë shtresave të shoqërisë shqiptare, largimi i intelektualëve të spikatur, e ka dekurajuar në mënyrë drastike elektoratin e majtë. Edhe lëvizja më e fundit me pazare dukshëm të dyshimta dhe klienteliste me Ilir Metën, ka bërë që anëtarësia e PS të shikojë më tepër “një kalë Troje” në koalicionin e saj sesa një aleat të besueshëm me shpresën e një fitoreje në zgjedhjet e 23 Qershorit. Ardhja e Metës në koalicion me PS i ka turbulluar mendjen Edvin Ramës, se ëndrra për t’u bërë kryeministër është një shpresë e humbur edhe sikur e majta ish komuniste do t’i fitonte zgjedhjet. Meta nuk do të pranonte kurrë që t’i largohej karrikes së kryeministrit, duke ja imponuar Partisë Socialiste ose kushtin ose largimin për të krijuar aleanca të reja për të qeverisur. Nga ana tjetër, i ashtuquajturi program i Partisë Socialiste, i trumbetuar me aq bujë deri tani, u shpërbë në hiç. Po duket qartë nga të gjithë shqiptarët se koalicioni Rama-Meta nuk ka për qëllim një alternativë më të mirë qeverisëse, por ka qëllim për të sunduar. Zërat kundër qeverisjes së Partisë Demokratike nga e majta ish komuniste po vinë gjithnjë duke u mekur. Edhe propaganda e tipit bolshevik të gënjeshtrave dhe mashtrimit, nuk po funksionon më. Gafat e Edi Ramës në këto ditë të ardhjes së Pranverës dhe sa më shumë afrohen zgjedhjet e 23 Qershorit, nuk kanë të mbaruar. Para disa ditëve ndërmori një udhëtim në Kosovë, në përpjekje të shpëtojë sa të mundet imazhin e keq të tij personal dhe të Partisë Socialiste, dhe nga ana tjetër të sulmojë Sali Berishën sa të mundet e ku të mundet. Sigurisht që kosovarët nuk mundet të harrojnë pozicionin armiqësor të Edi Ramës kundër “Rrugës së Kombit”, duke e quajtur “rrugë që nuk të çon asgjëkundi”, se “me këto para do të ishin ndërtuar shumë shkolla, kopshte e spitale në Shqipëri”. Kjo ishte arsyeja që në këtë vizitë në Kosovë të Edi Ramës edhe “sorrat nuk u ngritën nga vendi”. Edhe aleati i tij Albin Kurti nuk e priti. U gjet një vend në Bibliotekën e Universitetit të Prishtinës që të mbante një konferencë shtypi përpara gazetarëve dhe studentëve.
Ndërsa Berisha si pinjoll i një familje të dalluar patriotike në Malësinë e Gjakovës, duke njohur vlerat dhe ndjenjat e kombit të tij, është prononcuar guximshëm për bashkimin e kombit edhe në kuadrin e hyrjes në bashkimin europian, duke ndrequr gabimet në histori kundër kombit shqiptar, Edi Rama, në rolin e një “prostitute politike” u bën elozhe ndërkombëtarëve, a thua ata nuk e kanë parë skizofrenin e Partisë Socialiste, me pamje që është parë në të gjithë botën, kur përplaste me neveri flamurin amerikan nga tavolina e tij e punës me britmën “çfarë është mo ky”. Kjo është arsyeja që Amerika dhe Europa shikojnë tek Edi Rama dhe e majta ish-komuniste një partner të pabesueshëm për integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Është një e majtë e parinovuar që edhe në këto zgjedhje që po afrojnë,pas më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit, elektoratin e sajë e kërkon në të kaluarën e saj kriminale të regjimit komunist. 23 Qershori do të jetë fundi i një karriere delirante për Edvin Ramën.      
                   

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›