E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peci:I lumtur që jam gjallë,ngushëllime për Voglin

Aleksandër Peci, komandoja i plagosur në Afganistan

TIRANË- Vetëm pak orë pas mbërritjes nga Gjermania në Shqipëri, nëntetar Aleksandër Peçi tha para gazetarëve se është i lumtur që është sërish gjallë në shqipëri, ndërsa ngushëlloi familjen e komandant feti Voglit, i cili nuk mundi ti shpëtojë plagëve gjatë atentatit në Kandahar.

Nëntetar Peci ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili u shpreh se ; Nëntetar Peci, djalë trim, hero në fushën e betejës. Jemi të lumtur që u rikuperua në një kohë kaq të shpejtë. Do të marrim të gjitha masat për ta çuar deri në fund rikuperimin. Është një nga lajmet e mira të jetës, për të gjithë ne ka qenë ngjarja që është përjetuar nga i gjithë populli. Shqiptarët e vlerësojnë punën, kontributin tuaj për paqen atje. Shëndet dhe faleminderit për punën që keni bërë si ushtarak.

***

Mberrin ne atdhe Aleksandër Peci, nëntetari shqiptar i plagosur në Afganistan nje muaj me pare, kohe kur humbi jeten ne te njejten perplasje Deshmori i Atdheut, Feti Vogli.

Avoni qe transportoi Pecin zbriti ne aeroportin e  ‘Nënë Tereza’ ne Rinas, ne mesdite.

Rreth ores 14.55, Peci zbriti nga ambulanca qe e shoqeroi pas uljes se avionit dhe zhvilloi nje takim te shpejte me familjaret e tij.

Prej andej, ambulanca e transportoi ate ne Spitalin UShtarak ne Tirane, per nje kontroll te gjendjes shendetesore, e cila duket konsiderueshem e permiresuar.

Ai qendroi ne spitalin ushtarak amerikan të Landstuhl, që gjendet në qytetin e njohur të Kaiserslautenit, ne Gjermani, ku iu nenshtrua nderhyrjes pas plageve te marra.

Ne Rinas ai eshte pritur nga familjarë, prinderit, motra, e fejuara, nderkohe qe kane qene te pranishem edhe perfaqesues të Forcave tona të Armatosura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›