E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjiket bllokojne trafikun

Per disa ore me radhe qendra e Tiranes dhe bulevardi kryesor jane bllokuar duke krijuar kaos ne qarkullimin e mjeteve dhe njerezve.Me qindra automjete kane qendruar ne pritje te hapjes se akseve rrugore, qe u bllokuan papritur.Mendohet qe shkak per bllokimin gjate mesdites te kete qene protesta disaoreshe e paraplegjikeve poshte zyrave te kryeminsitrise.Qendrimi i gjate i personave me aftesi te kufizuar ne bulevard, detyroi policine rrugore qe te devijonte levizjen e automjeteve, duke krijuar keshtu nje trafik mese te renduar.Qendrimi i qindra automjeteve ka shkaktuar ndotje me te madhe se ditet e tjera, pavaresisht se shume drejtues automjetesh i fiken ato.Me gjithe nderhyrjen e policise rrugore, trafiku nuk eshte lehtesuar.Paraplegjiket jane te vendosur te protestojne deri ne oret e pasdites, duke krijuar keshtu nje situate kaotike ne trafik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›