Paraqitet si efektiv i Policise Kriminale, mashtron 58-vjecarin
TIRANE - I prezantohet si polic dhe i merr 20 mije leke. Ngjarja ka ndodhur ne Tirane dy dite me pare, kur nje person i paidentifikuar ka ndaluar nje 58-vjecar dhe duke iu prezantuar si efektiv i Policise Kriminale, i ka bere kontroll. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane gjate dites se djeshme se, Hasan Xh., nga Durresi, dy dite me pare ka bere nje denoncim ne Komisariatin numer 3, ku thuhet se, nje person i panjohur per te dhe ende i paidentifikuar, me ane te mashtrimit i ka marre shumen prej 20 mije lekesh. Ne denoncimin e bere, mesohet se ngjarja ka ndodhur ne Rrugen e Durresit, disa dhjetera metra pa mberritur tek Komisariati numer 3. 58-vjecari ka qene duke kaluar ne kembe ne rruge dhe ne nje moment eshte ndaluar nga nje person. Sipas denoncimit te bere, i paidentifikuari i ka nxjerre nje dokument viktimes se tij, ne te cilin thuhej se ishte oficer i policise kriminale. Por dokumenti ka qene i falsifikuar dhe personi nuk kishte postin me te cilin ishte prezantuar. Pas kesaj, personi i cili eshte ne kerkim nga policia, i ka kerkuar dokumentet 58-vjecarit, nga Durresit, pasi sic i ishte thene, ishte i dyshuar per nje krim. Por me te marre ne dore portofolin e 58-vjecarit, personi i cili eshte ne kerkim ka marre shumen prej 20 mije lekesh dhe eshte zhdukur pa lene gjurme. Policia ka nisur hetimet ne lidhje me kete rast, por nuk ka ende nje emer per kete mashtrim. A. Cena
Falsifikimi
Tenton te pajiset me pasaporte duke paraqitur dokumente te falsifikuara, por vihet nen hetim nga policia. Policia e Tiranes tha dje se, ka filluar hetimin ndaj Ulvi Z., 31 vjec pasi ne Komisariatin 5, ka paraqitur dokumente false te identitetit.
Falsifikimi
Tenton te pajiset me pasaporte duke paraqitur dokumente te falsifikuara, por vihet nen hetim nga policia. Policia e Tiranes tha dje se, ka filluar hetimin ndaj Ulvi Z., 31 vjec pasi ne Komisariatin 5, ka paraqitur dokumente false te identitetit.