E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet, kallezim agjencise

Redinalda Caushaj

TIRANE - Studentet e bllokuar ne Trieste te Italise, do te paraqesin sot nje kallezim penal ndaj agjencise turistike "MAR-EST- TRAVEL". Ky fakt eshte bere i ditur dje, nga vete studentet, te cilet jane marre ne pyetje per te zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime nga prokuroria bene me dije se, studentet kishin paguar nje shume prej 600 euro, per te mbuluar te gjitha shpenzimet e udhetimit. Por, sipas tyre, ata kishin pesuar vuajtje per faj te agjencise, qe iu nxori problemeve gjate udhetimit, duke futur ne grupin e tyre edhe persona jo studente, me qellim kalimin klandestin drejt Frances, Belgjikes dhe Spanjes.

Kallezimi

Studentet gjate marrjes ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes, mesohet se, kane deklaruar, qe sot do te depozitojne kallezimin penal, ku edhe do te kerkojne demshperblimin e tyre moral, per tre ditet qe kane vuajtur. Dje, ne ambientet e Prokurorise se Tiranes jane paraqitur 15 studente, te cilet ishin thirrur nga grupi i hetimit. Ndersa mesohet se paralelisht me marrjen ne pyetje te studenteve, prokuroria ka nisur hetimet e saj edhe ne ngarkim te portit te Durresit. Sipas burimeve, ky port kishte pasur urdher per te mos lejuar udhetimin e studenteve, pasi keta te fundit kishin prishur kontraten e rezervimit te hotelit. Sic eshte bere e ditur nga burime te institucionit te akuzes, Ambasada Hungareze, tre ore para se te nisej trageti kishte nisur nje faks ku njoftoheshin autoritetet e portit per parregullsite qe ishin konstatuar. Ne Ambasaden Hungareze ishin paraqitur emrat e 157 personave, si studente por mes kishte dhe emigrante klandestine te cilet, kishin paguar shuma te konsiderueshme parash me qellim kalimin per ne vende te ndryshme te BE-se.

Arrestimet

Bllokimi i studenteve ne portin e Triestes, coi ne pranga, Iris Cekanin, 39 vjece, nga Tirana, me arsim te larte, me detyre administratore e agjencise turistike "MAR-EST- TRAVEL", si dhe Valter Marashi, 21 vjec, banues ne Tirane, studente i vitit II-te, Fakulteti Juridik ne nje prej universiteteve private ne Tirane. Po ashtu ne gjendje te lire jane duke u hetuar, Marios Rizai, 23 vjec, Taulante Bega, 22 vjec, te dy nga Berati, si dhe Nazmi Zeneli, 18 vjec dhe Ada Qadhimi, 25 vjece, me arsim te larte. Prokuroria e Tiranes, ka nisur hetimet ne ngarkim te tyre, pasi me daten 6 maj, agjencia turistike e "MAR-EST-TRAVEL", duke mashtruar per destinacionin e udhetimit nga Sllovenia ne Spanje, ka marre ne menyre te kunderligjshme 167 viza turistike ne Ambasaden Hungareze ne Tirane. Ne listen e gjate pervec studenteve te universitetit privat, rezultonin edhe persona te tjere qe nuk kane qene studente, por me dokumenteve te falsifikuara, me qellim perfitimin e pa rregullt te vizave qe te kalonin kufirin shteterore per ne vendet e Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›