"Gërdeci", dëshmojnë ish-punonjësit e "MEICO"
Në gjyq ka dëshmuar Suzana Burhanaj, ish -asistente sekretare e Pinarit, ku ka folur rreth një takimi me të me të pandehurin tjetër të procesit, Mihal Deliorgji, përfaqësuesin e firmës "Alba Demil".
E pyetur nga prokurori i çështjes, Altin Dumani, dëshmitarja pohoi se e njihte Deliorgjin, pasi e kishte parë atë një herë në një takim me ish- drejtorin e saj në zyrën e tij. Ajo pohoi në dëshminë e saj se dokumentacioni shkresor që dilte nga zyra e ish-drejtorit Pinari ndodhej i protokolluar në arshivën e kompanisë Meico.
Një tjetër dëshmitarë në këtë seancë ishte edhe Marinela Bode, që ushtronte detyrën e përkthyeses në këtë kompani. Në dëshminë e saj, ajo deklaroi se kishte marrë pjesë në përkthimin e dokumentacioneve shkresore kryesisht nga gjuha angleze në atë shqiptare, përfshi këtu edhe kontratat që Meico kishte lidhur me kompani të huaja të angazhuara në procesin e demontimit të municioneve në ish- repartin ushtarak të Gërdecit.