Parashihet dështim i mundshëm i regjistrimit të popullsisë

Prishtinë, 21 gusht - Regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave, që konsiderohet si njëri ndër proceset më të rëndësishme për Kosovën pas pavarësisë, ka gjasa të dështojë dhe kjo më së shumti për shkaqe të mospërgatitjeve të duhura që është dashur t’i bëjë Qeveria. Por, ekzekutivi duhet ta dijë mirë se nëse regjistrimi i popullsisë do të dështojë të realizohet në datën e përcaktuar nga Kuvendi, në fillim të prillit 2011, më nuk ka aspak rëndësi se cila do të jetë koha alternative e mbajtjes së tij, bëjnë të ditur njohës të kësaj fushe.
Këta të fundit janë shprehur goxha të sigurt se Qeveria tashmë është vonuar për të zënë hapin në këtë projekt, por drejtues të ekzekutivit e pohojnë të kundërtën.
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ky është regjistrimi më i rëndësishëm në historinë e Kosovës, sepse për të parën herë mbahet në Kosovën shtet sovran dhe të pavarur dhe rezultatet e dala nga ky proces do të jenë shumë domethënëse për investimet dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjerësisht për këtë temë mund të lexoni në numri e sotëm të gazetës.