E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtohet për 10 km rruga për në Brezovicë

Ferizaj, 20 gusht - Në fshatin Greme të komunës së Ferizajt është përuruar rruga e re, e cila lidh komunën e Ferizaj me atë të Kaçanikut dhe Shtërpcës, ndërkaq në kuadër të kësaj është përuruar edhe një nënkalim.
Me këtë rast, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka thënë se kjo rrugë do të hapë një perspektivë të re ekonomike dhe para së gjithash do t’iu shërbejë banorëve të kësaj zone, pasi do të shkurtojë distancën ndërmjet Ferizajt dhe Brezovicës për 10 kilometra.
Përurimin e kësaj rruge, kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili e ka quajtur të rëndësishme, pasi që me ndërtimin e saj është bërë një zgjidhje jetike për banorët e këtyre anëve, si dhe për faktin se rruga e përuruar lidh tri komuna dhe shumë fshatra.
Kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, duke i uruar banorët për rrugën e re, ka thënë se janë në bisedime me kompaninë “Endriti” që shumë shpejt të fillojë të qarkullojë edhe linja e rregullt e autobusit Ferizaj-Shtërpcë.
Rruga e përuruar është e gjatë rreth 10 kilometra, me gjerësi prej 6 metra, kursde ndërtimi saj ka kushtuar rreth rreth 2.8 milionë euro.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›