E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eskorta e kryeministrit anashkalon komunat e AAK-së

Prishtinë, 21 gusht – Eskorta e kryeministrit Hashim Thaçi shpesh kalon midis qytetit të Suharekës dhe kurrë nuk ndalon aty.
Andej është parë edhe të premten pasdite, kur kryeministri udhëtonte drejt Prizrenit për të shkuar në iftar. Kryeministri viziton më së shpeshti këtë komunë, ngaqë të njëjtën ditë kur partia e tij ka humbur statusin prej opozitareje në nivel vendi, edhe atje ka fituar për herë të parë zgjedhjet lokale.
Por, në Suharekë nuk ndalon. Zgjedhjet e fundit lokale kanë vënë në krye të Komunës Blerim Kuçin, i kandiduar për këtë post nga partia më e zhurmshme opozitare në nivel qendror, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq për një përqindje të vogël kishte humbur këtë garë elektorale Ramë Vataj, kandidat i subjektit politik që drejton Thaçi.
Në cilësinë e kryetarit të komunës, Kuçi s’ka mundur ta takonte ndonjëherë kryeministrin.
“Veç me ia zanë pritën një ditë edhe me ia qitë një kafe”, ka thënë në humor, tek ka treguar për pamundësinë e takimit me të.
Dhe, jo vetëm me të.
“Kemi bërë kërkesë për t’u takuar me ministrin e Arsimit, me të Transportit, të Planifikimit Hapësinor, të Kulturës, ..., dhe me asnjërin nuk është realizuar ndonjë takim. Vetëm ministri i Transportit më ka caktuar një termin, por u anulua me arsye, ndërsa ka të tillë si ministri i Arsimit që gjen arsye për të mos u takuar, edhe pse kam përsëritur 6-7 herë kërkesën”, është ankuar Kuçi. “Unë mund të marr me mend se kjo po bëhet për shkak se nuk ka fituar PDK-ja, dhe duke na bojkotuar me takime dhe duke mos na përkrahur projektet që dorëzojmë për financim, mundohen të na qesin si komuna të pasuksesshme”.
çka thotë për këtë nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala, çka zëdhënësi i qeverisë Memli Krasniqi, çka Ali Berisha i Pejës e të tjerë, për këtë lexoni gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›