Parashikimet per ekonomine, si te "shohesh filxhanin"
Ne fund gjithcka del ndryshe nga parashikimet. Fjala eshte per prognozat ose parashikimet per koniunkturen, qe botohen ne menyre periodike prej ekonomisteve, bankave dhe institucioneve politike. Menyra e perllogaritjeve eshte sekrete. Te gjitha modelet presupozojne ne thelb, se ekonomia ecen detyrimisht drejt ekuilibrit. Agjencia "Deutche Welle" thote se, qe prej viteve 30-te prognozat e ekonomisteve ne lidhje me koniunkturen bazohen ne modele matematikore, qe marrin parasysh dhe zhvillimet e dikurshme dhe prej tyre synojne te parashikojne te ardhmen. Prognozat e besueshme do te thone pushtet dhe para. Per kete vetem ne Gjermani ka rreth 50 institucione private dhe publike, qe perpiqen te parashikojne te ardhmen. Ata perdorin te gjithe formula qe mbushin faqe te tera si dhe ekuacione me qindra te panjohura. Ata lexojne dhe interpretojne pyetesore, pyesin konsumatore dhe shefa se si ndihen dhe i mbushin kompjuteret e tyre me te gjitha keto te dhena. Ne fund nuk rezulton asgje me shume se sa ato qe te thote dikush qe "lexon filxhanin". Kompjuteret "pertypin" me tej te gjitha llojet e informacioneve: per cmimet nga gazi deri tek qumeshti, per perqindjet e interesave bankare, deshiren e konsumatoreve per te shpenzuar apo planet e qeverise ne lidhje me ligjet. Ne fund nuk rezulton asgje me shume se sa ato qe te thote dikush qe lexon filxhanin. Sepse gjithcka varet nga njera-tjetra. Ekonomisteve u duhet te bejne presupozime, perpara se te vene ne perdorim kompjuteret dhe keto presupozime mund te jene mjaft te gabuara.