Xhepa: Leku do te rikuperohet
Blerina Hoxha
Dalja e vendeve te Bashkimit Evropian nga recensioni, pritet te ringjalle eksportet shqiptare drejt ketyre vendeve, prurjet e emigranteve, faktore keto qe do te ndikojne ne forcimin e vlerave te lekut, tha per "Koha Jone" dje keshilltari i kryeministrit per Ekonomine, Selami Xhepa. Oferta valutore ka pesuar nje renie per shkak te reduktimit te te ardhurave nga eksportet dhe njekohesisht fluksit te te ardhurave nga sherbimet, kryesisht nga aktiviteti turistik, por dhe sherbime te tjera si ato te transportit, te telekomunikacionit, etj. Ne pergjithesi nuk kane perballuar nje kerkese ne rritje e cila eshte stimuluar me shume nga kerkesa e turizmit te brendshem, per me shume mallra dhe sherbime qe do te thote se nga njera ane kerkesa per importe eshte rritur, nga ana tjeter oferta monetare ne valute te huaj per te perballuar keto kerkesa te rritura per importe nuk e ka perballuar, sqaron Xhepa. "Gjysmen e dyte te ketij viti, nje zhvillim i pritshem do te jete nje dobesim i kerkeses se brendshme qe do te thote se kerkesa per importe do te bjere dhe nga ana tjeter, aktiviteti ekonomik normal ne sektorin e transporteve do te vazhdoje. Madje mendoj se mund te kemi nje rritje te aktivitetit te eksportit per shkak edhe vazhdimit te daljes nga recesioni te ekonomive evropiane, qe do te thote se kerkesa per eksporte mund te rritet", shprehet keshilltari i kryeministri Xhepa. Sipas tij zhbalancimi mes kerkeses dhe ofertes, i stimuluar nga kriza nderkombetare dhe efektet e saj ne ekonomine e brendshme, jane arsyeja qe leku ka pesuar zhvleresim. Xhepa eshte nje nga autoret e pare te nje studimi, qe sheh me leverdi zevendesimin e monedhes kombetare lekut, me euron. Ky proces heret a vone do te jete real per vendin tone per shkak se, Shqiperia po synon anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Per rrjedhoje euro do te perdoret si monedhe kombetare per kryerjen e pagesave. Ne vendin tone monedha e perbashket, perdoret per kryerjen e 30 per qind te transaksioneve. Tregu i pasurive te patundshme, perdor euron per shitje-blerjet.
Surpriza e lekut, nuk forcohet nga turizmi
Kulmi ne te cilin ndodhet sezoni turistik, nuk e ka ndihmuar monedhen vendase, lekun, ne tregun e kembimit qe te rrise vlerat kundrejt valutave. Nje euro ne te gjitha agjencite e kembimit ka kushtuar dje 130.5 leke nga 129 leke qe ishte ne fillim te muajit, duke pesuar keshtu nje vleresim gati 1.5 pike ne kembim me lekun. Nga ana tjeter valuta amerikane, dollari, eshte kembyer me 90 leke, nga 89 leke qe ishte ne fillim te gushtit. Prurjet valutore per shkak te sezonit turistik dhe ardhjes se emigranteve duket se, nuk kane mundur te forcojne shume vleren e lekut, si ngahere ne kete periudhe Ne terma mesatare monedha vendase, leku, ka humbi 7.4 per qind ne kembim me valutat kryesore ne tregun e kembimit, USD dhe euro. Ne tregun e brendshem valutor, leku eshte nencmuar kundrejt dy monedhave kryesore ne gjashtemujorin e pare te vitit. Ne raport me dollarin amerikan, ka shenuar nje nencmim prej 21.3 per qind ne terma vjetore dhe ne kembim me euron 5.54 per qind. Banka e Shqiperise ne nje analize per kursin e kembimit, veren se tregu vendas i kembimit ka ndjekur zhvillimet ne tregjet nderkombetare. Ne tre muajt e pare te vitit, euro dukej se po fitonte pike kundrejt lekut me nje ritem te pershkallezuar, por kjo tendence eshte frenuar ne muajt prill dhe qershor, ne favor te monedhes vendase, duke paraqitur nje mbicmim te lehte, perkatesisht prej 0.16 dhe 0.57 per qind,.