E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonot e thesarit, interesi shenon nje "rekord" te ri, dje 9.32 %

Interesi i bonove te thesarit ne ankandin e djeshem, theu nje "rekord" te ri. Norma e interesit arriti ne 9.32 per qind per maturimin 12 mujore. Nje muaj me pare interesi i bonove per te njejtin afat ishte 9.2%. Shkak themelor per rritjen e interesit ishte oferta me e ulet e bankave per para, se kerkesa e qeverise. Kjo e fundit ka kerkuar nepermjet bonove 5.6 miliarde leke, por bankat kane ofruar vetem 4.2 miliarde leke. Eksperte ne bankat e nivelit te dyte e shpjegojne kete dukuri, me faktin e tkurrjes se likuiditeteve ne bankat e nivelit te dyte dhe nga ana tjeter, kerkesen ne rritje te qeverise per para cash nepermjet emetimit te borxhit te brendshem. Por cfare pritet te ndodhe nga kjo rritje. Se pari, qeverise i duhet te paguaje me shume interesa kundrejt bankave dhe individeve per parate qe iu merr hua. Se dyti, bankat do te ofrojne interesa me te larta per kredite, per shkak se kredia ne leke jepet duke pasur parasysh interesin 12 mujore te bonove te thesarit, duke i shtuar edhe nje perqindje shtese qe varion ne varesi te bankes. Bonot e thesarit dhe obligacionet jane instrumente borxhi, nepermjet te cilave qeveria merr hua nga publiku dhe siguron te ardhurat e nevojshme, per te financuar shpenzimet qe nuk i mbulon dot nga te ardhurat. Huamarrja nga publiku ndryshe do te kuptohej si shitja e letrave me vlere te qeverise, publikut. Aktualisht, qeveria shqiptare emeton dy lloje letrash me vlere: bono thesari dhe obligacione. Bonot e thesarit tregtohen per periudha 3, 6 dhe 12-mujore, ndersa obligacionet kane periudha maturimi me te gjata 2, 3 dhe 5-vjecare


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›