E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poseduesit e vilave, do te blejne edhe token

Mbi 80 subjekte, te cilat kane marre me nje qira, deri 99-vjecare nga shteti, toke per te ngritur fshat turistik, kane vite qe nuk e paguajne qirane dhe jo vetem kaq, por vilat e ngritura iu jane shitur familjeve. Cmimi i shitjes ka qene i ulet per familjet, pikerisht se ka munguar dokumentacioni. Ne keto kushte, shteti eshte i detyruar qe kete kapital ta cliroje dhe ta rifuse ne tregun e ligjshem. Keshtu familjet qe kane blere vilat, do te paguajne edhe vleren e tokes. Nga ky moment keto vila do te hipotekohen dhe poseduesit do te behen pronare te ligjshem. Shuma e arketuar do te perdoret per kompensimin e ish- pronareve.

Zgjidhja dypaleshe

Projektligji i propozuar nga qeveria per privatizimin e fshatrave turistike, perben nje zgjidhje dypaleshe qe lidhet me kompensimin e ish-pronareve dhe me percaktimin e nje formule ligjore, per pronesine e strukturave turistike. Drafti percakton formulen se si do t`u shitet perdoruesve ky truall. Nje vecori e rendesishme e projektit eshte ndihma qe vihet ne dispozicion te procesit per kompensimin e ish-pronareve. Ky projektligj vendos qe te ardhurat e gjeneruara per kete proces, te shkojne per llogari te procesit financiar te kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve, por qe nuk do t`i atashohen fondit vjetor financiar dhe nuk do te shperndahet ne vite. Ajo cka eshte me e rendesishme, sipas tij, eshte se sipas perllogaritjeve keto te ardhura pritet te jene sa dhjetefishi i fondit ekzistues qe qeveria ka akorduar per kompensimin e ish-pronareve dhe qe eshte 5 milione euro. Projektligji synon qe t`u jape atyre personave qe kane blere struktura turistike ne keto fshatra, permes nje formule te caktuar me ligj, te drejten e blerjes se tokes qe ata shfrytezojne. Ligji tenton qe te ruaje funksionin si kompleks te ketyre strukturave. Modeli qe shteti ofronte toke shteterore kundrejt nje qiraje 99-vjecare dhe ku zhvilluesit privat impenjoheshin qe te ndertonin fshatra turistike duke zhvilluar keto fshatra dhe duke thithur turiste nga vende te ndryshme, nuk ka funksionuar. Ajo ka funksionuar si skeme vetem pjeserisht pasi eshte realizuar si ndertim, por ka pasur nje devijim nga ky model ne zhvendosjen e aktivitetit. Kontrata parashikonte qe keto struktura te mos iu shiteshin te treteve dhe te drejten e parablerjes ta kishte shteti.

Struktura qe do te studioje dokumentacionin e fshatrave

Per te permiresuar kete handikap qe eshte krijuar ne fshatrat turistike, ky projektligj synon ngritjen e nje strukture apo atashimin e nje strukture qe te beje azhurnimin e situates, te beje evidentimin e cdo regjistrimi te paligjshem te ndodhur deri ne kete moment, per te pasur nje terren te qarte ligjor ku te manovrohet apo operohet. Pas azhurnimit, cdo bleresi apo perdoruesi do t`i kerkohet qe te ofroje dokumentacionin e vet tekniko-ligjor, do te behen perllogaritjet e blerjes se truallit se sa iu bie, per cdo familje apo njesi, ne realizimin e pagesave. Pas plotesimit te dokumentacionit tekniko-ligjor do te regjistrohet titulli i pronesise. Ky ligj synon te vendos rregull mbi situaten pronesore, ne menyre qe keto investime te bera ne bregdet te mos humbasin vlere dhe terren ne treg per shkak te kesaj pasigurie ligjore, te kesaj situate pak kontradiktore ne raport me token. Skema qe eshte prezantuar nga Keshilli i Ministrave, permes nje projektligji qe me pas do t'i cohet Parlamentit per aprovim, synon qe t`u jape te drejten atyre personave qe kane blere keto struktura turistike, permes nje formule te caktuar me ligj, te drejten e blerjes se tokes qe ata shfrytezojne.

Kryeministri: Ligji te kaloje sa me shpejt

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar miratimin sa me te shpejte te nje projektligji qe do te detyroje te gjithe ata persona qe kane nje vile ne zone bregdetare ne fshatra turistike, te blejne siperfaqen e truallit me cmimet e tregut. Sipas kreut te qeverise, nje detyrimin te tille keta shtetas do ta kene shume shpejt, nese duan ta shijojne pronen e tyre. Kreu i ekzekutivit tha se nuk mund te behet fjale per legalizim te fshatrave ne zonat turistike, por pagese me vleren reale te tregut, te cdo meter siperfaqeje. "Borgjezia e re duhet qe ne menyre perfundimtare te bleje me cmim tregu token qe vilat e tyre kane zene ne fshatrat turistike dhe keto fonde kalojne per pronaret. Ne kete menyre, ata do t'i gezojne edhe me shume shtepite e tyre te fundjavave", u shpreh kryeministri. Sipas tij, statusi i fshatrave turistike eshte nje problem i nderlikuar gjate rruges, por tani do t'i jepet pergjigje perfundimtare ne interes te dyanshem, te atyre qe i posedojne shtepite dhe te pronareve, sepse te gjitha fondet do te kalojne per pronaret. "Statusi i tyre nuk lejon qe te perdoren praktikat e legalizimit per to, pasi kemi te bejme realisht me ate qe une e quaj "borgjezi e re", por qe, ne fakt, nuk ka ndermend ta deklaroje veten te tille asnjehere, gje te cilen une personalisht nuk arrij ta kuptoj. Ky vend kaloi ne shekullin e ri dhe ende nuk ka dale dikush e te thote une jam borgjez, madje edhe miliarder po te jete", paralajmeroi. Ndaj e gjithe kjo kategori sipas kreut te ekzekutivit, do te duhet te paguaje me cmimet e tregut, vilen e blere ne fshatrat turistike, ne te gjithe territorin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›