Parashikuesi i zi

Pele kishte parashikuar që Italia do të mundte Brazilin në një të diel, por doli që parashikimi i tij ishte krejtësisht i gabuar pasi që “Selecao” fituan me rezultat 3 me 0.
Kështu, Pele mund të jetë njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, pasi që ishte pjesë e tri trofeve të Botërorit me Brazilin( në vitin 1958, 1962 dhe 1970), mirëpo që nga ajo kohë ai ka bërë parashikimet më të këqija për futboll.
Braziliani konsiderohet si magjistar i zi për lojtarë, pasi parashikimet e tij kanë rezultuar të pafat edhe për lojtarët. Romario njëherë kishte deklaruar që Pele është një poet kur e mban gojën të mbyllur, përderisa trajneri Luiz Felipe Scolari po ashtu ia ka thur një rresht legjendës duke thënë: “Besoj që Pele nuk di asgjë për futboll. Analizat e tij çdoherë janë të gabuara. Nëse dëshironi të fitoni titullin, se pari dëgjojeni Pelen dhe pastaj veproni në mënyrë të kundërt”.
Disa njerëz e krahasojnë Pelen me një “person që sjell ters” dhe mallkimi i tij vazhdoi edhe në një mbrëmje të së dielës, kur ai parashikoi që Italia do ta mundte Brazilin në Kupën e Konfederatave. Azzurët pësuan 3 gola dhe i paketuan valixhet për të ikur nga gara, përderisa Dunga u shndërrua në një idhull pasi ia doli të triumfojë në këtë garë.
10 parashikimet makabre të Peles
10. Pele në Botërorin e vitit 2002 parashikoi që Kina do të fitojë këtë garë. Por, Kina përfundoi e fundit në grupin C pa asnjë fitore, asnjë barazim, asnjë pikë, asnjë gol të shënuar me -9 gola.
9. Në vitin 1998, Pele parashikoi që Spanja është favorite për të fituar Botërorin në Francë. Çfarë ndodhi më pas? Spanja u eliminua në raundin e parë, duke humbur nga Nigeria dhe duke barazuar me Paraguain. Pele kishte thënë se Rauli dhe Spanja do të jenë mbretërit e Francës 98.
8. Në vitin 1994, Pele bëri edhe një gabim skandaloz. Tha se Kolumbia do ta fitojë Botërorin. Çfarë ndodhi? Kolumbia u largua nga gara në raundin e parë, përfundoi e fundit në grup. Më e keqja, mbrojtësi Andres Escobar u qëllua për vdekje nga një adhurues i çmendur i Kolumbisë pasi u kthye në shtëpi.
7. Në vitin 2002, Pele dha edhe një parashikim të gabuar pasi që tha se Argjentina dhe Franca do të arrijnë në finale. Të dyja skuadrat u eliminuan në raundin e parë. Më e keqja, Franca nuk shënoi asnjë gol.
6. Në filmin e tij të famshëm në të cilin luan edhe aktori Sylvester Stallone dhe Michael Caine, “Allies” Pele faulohet në pjesën e parë nga kundërshtarët nazistë. Lëndimi i brazilianit ishte se ai nuk mund të kthehej më në lojë. Aleatët ishin në disavantazh 4 me 0 dhe rikthimi ishte i pamundshëm. Pele kthehet në pjesën e dytë dhe inspiron skuadrën e tij për t’u rikthyer në betejë, madje shënon gol në gërshërë. Edhe në fiksion, parashikimet e Peles ishin të gabuara.
5. Pele tha se koha e sulmuesit Ronaldo ka përfunduar dhe ai nuk duhet të luajë më futboll. “Karriera e tij ka përfunduar”, tha ai. Komentet erdhën pas një lëndimi që pati sulmuesi në Milano në shkurt të 2008-ës. Ronaldo u kthye në mars të vitit 2009 për të luajtur për Corinthias, shënoi 10 gola në 14 ndeshjet e para dhe fitoi ligën. Pati thashetheme se ai duhet të kthehet në Kombëtare.
4. Pele tha se Nii Lamptey do të jetë “Pele i ri”. Pasi kishte shikuar Botërorin nën moshën 17 vjeçare në vitin 1991, në të cilin luante edhe Del Piero, Pele tha se i riu nga Gana Lamptey do të jetë “Pele i ri”. Lojtari i ri nuk mbahet mend për asgjë. Ai dështoi të tregojë talentin e tij, madje ai besoi se është mallkuar nga magjia e zezë. Mesfushori ndërroi disa klube. Luajti për PSV, Aston Villa, Coventry, Venezia dhe në fund përfundoi në Ankaragucu, ku nuk pati sukses. Ai përjetoi edhe një tragjedi pasi që në një aksident i vdiqën dy fëmijët e tij.
3. Nicky Barmby do të jetë lojtar më i mirë se Zidane, Maldini dhe Ronaldo. Ai do të jetë një lojtar i klasit botëror. Ndodhi që Barmby të jetë një lojtar mesatar, duke fituar 23 ndeshje me Anglinë dhe duke mos u paraqitur në asnjë botëror me kombëtare.
2. Një komb afrikan do të fitojë një botëror para vitit 2000. Është viti 2010 dhe asnjë ekip afrikan nuk ka depërtuar në çerekfinale.
1. Brazili do të eliminohet qysh në raundin e parë të Botërorit 2002. Brazili nuk është ekip. Doli që Brazili të fitojë turneun e këtij viti.