E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet grabitja e 62 mije frangave e ndodhur ne vitin 2000



TIRANE - Zbardhet grabitja me arme e 62 mije frangave zvicerane e ndodhur ne vitin 2000. Eshte Policia e Tiranes ajo qe ka bere te ditur se ngjarja eshte zbuluar pas hetimeve te bera nga efektivet e sektorit te vjedhjeve me dhune dhe arme. Policia e Tiranes tha se autoret e kesaj ngjarjeje jane Elidon Kotorri i denuar me burg perjete nen akuzen e vrasjes dhe Sajmir Lama. Ata akuzohen se me date 24 mars 2000 rreth ores 1600 pergjate rruges nga Rinasi ne Tirane ne vendin e quajtur Qafa e Kasharit Tirane kane grabitur me arme personin me inicialet M. M. i cili ishte drejtues dhe pronar i mjetit tip Fiat Uno me targe TR 9798 C si dhe dy pasagjeret E. Rr. dhe M. M. Autoret i kane zene rrugen makines se te demtuarve me nje makine te tipit Renault. Autoret kane hapur dyert e makines Fiat Uno me targe TR 9798 C dhe i kane marre nje valixhe dy canta dhe nje xhup lekure vajzes me inicialet M. M. Kjo e fundit ate dite kishte ardhur nga Zvicra per ne Tirane ku jetonte me bashkeshortin e saj M. M. Edhe shoferi i kishin marre armen e tij tip pistolete TT te cilen e mbante per shkak te detyres si punonjes ne Komisariatin e Policise Kruje. Ne valixhe dhe ne dy cantat e grabitura ka pasur 62 000 franga zvicerane rroba veshje te saj si pantallona xhupa triko fustane kepuce cante te cilat i ka shpjeguar me hollesi ne deklarimin e dhene pas ngjarjes. Gjate keqyrjes se mjetit tip Fiat Uno me targe TR 9798 C jane gjetur gjurme daktiloskopike ne pjesen e brendshme te xhamave te makines. Nga akti i ekspertimit daktiloskopik nr. 1495 date 18 shkurt 2010 te Institutit te Policise Shkencore eshte konkluduar se gjurmet papilare te pasqyruara ne fotografine A te fiksuara ne vendin e ngjarjes ne automjetin tip Fiat Uno me targe TR 9798 C jane formuar nga gishti i mesit i unazes dhe i vogel i dores se majte te shtetasit Sajmir Rizvan Lama. Shtetasi Maksim Male ka deklaruar se nuk e njeh shtetasin Sajmir Lama dhe se nuk ka hipur ne makine persona te tjere vec familjareve te tij. Ne keto rrethana duke pasur parasysh se gjurmet daktiloskopike te dores se shtetasit Sajmir Lama jane gjetur ne makinen e vjedhur me arme nga organi i akuzes dyshohet qe shtetasi Sajmir Lama te jete nje nga autoret e ngjarjes se ndodhur me date 24 mars 2000.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›