Paratë e emigrantëve, si vijnë dhe ku përdoret “serumi” i ekonomisë
Dërgesat më të larta përdoren për ushqime dhe ndërtim
Ervin Koçi
Emigracioni dhe të ardhurat e konsiderueshme të siguruara ndër vite prej tij konsiderohen prej ekspertëve të ekonomisë si “serumi” që mban në jetë ekonominë e brishtë shqiptare. Në këtë fazë të gjatë tranzicioni (mbi 15 vjet), të ardhurat e familjeve shqiptare nuk janë të qëndrueshme dhe varen në pjesën dërrmuese të tyre jo nga aktivitetet fitimprurëse që zhvillohen në vend, por nga dërgesat e emigrantëve që ndodhen jashtë Shqipërisë. Sipas një raporti të Bankës Qendrore, nëse rreth 198 mijë familje nuk do të përfitonin transfertat e emigrantëve, atëherë, 40 për qind e tyre, ose rreth 80 mijë familje, do të zhyteshin në nivelin e varfërisë ekstreme. Të ardhurat nga emigracioni apo remitancat në këto 18 vite kanë qenë dhe janë faktor shumë i rëndësishëm në përballimin e tranzicionit të vështirë shqiptar. Për ironi, qeveritë i mëshojnë pak ose aspak këtij fakti, duke i vjelë nga ana tjetër përfitimet për vete, si produkte të politikave për zhvillimin ekonomik e sidomos të zonave me nivel të ulët ekonomik e social. Fakti që në nivel makroekonomik këto flukse zënë mesatarisht 13.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është tepër domethënës. Remitancat janë të rëndësishme edhe duke i krahasuar me flukset e tjera valutore, sepse ato përbëjnë 65 për qind të të ardhurave nga aktiviteti tregtar dhe disa herë më shumë se të ardhurat nga turizmi apo investimet e huaja direkte.
Statistikat
Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 190 mijë nga 728 mijë familje, ose afro 26 për qind e totalit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, përfitojnë dërgesa nga jashtë në formën e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i dërgesave të emigrantëve për familje, vlerësohet afërsisht në 1900 euro dhe ndryshon nga qyteti në qytet. Dërgesat janë më të shpeshta në zonat rurale. Rreth 59 për qind e familjeve pritëse banojnë në zonat rurale dhe rreth 41 për qind e tyre, në zonat urbane. Po kështu, në zonat rurale, totali i përfituar gjatë vitit përfaqëson rreth 64 për qind të totalit të përgjithshëm të remitancave vjetore. Shpërndarja gjeografike e familjeve tregon se remitancat, në masën më të madhe, janë të përfituara nga popullsia e Tiranës, Vlorës, Shkodrës, por edhe Fierit. Fluksi mesatar vjetor i remitancave për familje vlerësohet afërsisht në 1897 euro dhe ndryshon nga qyteti në qytet. Familjet në Kuçovë, Peqin dhe Pogradec shfaqin fluksin më të ulët gjatë vitit (nën 1000 euro), ndërkohë që në Pukë, Tropojë, Bulqizë dhe Gramsh, hasen vëllimet më të larta për familje (në një interval nga 3000-8000 euro në vit).
Përfituesit
Nga analiza mbi madhësitë e familjeve pritëse, rezulton se ato janë të mesme, me afërsisht 3.5 pjesëtarë. Rreth 72 për qind e tyre rezultojnë se janë deri në 4 pjesëtarë dhe 22 për qind deri në 6 pjesëtarë për familje. Sipas përllogaritjeve, mesatarja e dërgesave për emigrant përllogaritet në rreth 1310 euro në vit. Lidhur me shpeshtësinë e dërgimit rezulton se 69 për qind e tyre dërgohen një dhe dy herë në vit, kurse vetëm në 3 për qind të rasteve emigrantët dërgojnë çdo muaj. Është interesant fakti se vetëm 6 për qind e dërgesave vijnë nëpërmjet bankave, çka tregon se shërbimi bankar akoma nuk është prezent në zonat e thella të vendit, kështu që emigrantët i sjellin më mirë vetë apo nëpërmjet të tjerëve, kur vijnë te të afërmit.
Përdorimi
Efektet e përdorimit të remitancave janë të disa formave, por kanë efekt pozitiv të padiskutueshëm, në varësi të nivelit ekonomik të popullatës sonë. Përderisa zonat e banuara me një zhvillim ekonomik të ulët dhe nivel jetese po ashtu të ulët zënë pjesën më të madhe të territorit të vendit, edhe të ardhurat nga emigracioni përdoren më shumë për mbulimin e shpenzimeve të përditshme. Kështu, nga vrojtimet rezulton se 42 për qind të remitancave përdoren për konsum, që ka të bëjë me plotësimin e nevojave të përditshme të familjes me ushqim, veshmbathje etj. Një pjesë e tyre, ose 16 për qind, shkon për ilaçe e shërbime mjekësore dhe kjo kryesisht përdoret nga pensionistët, të cilët nuk arrijnë me pensionet e tyre të përballojnë shpenzimet shëndetësore. Nga ana tjetër, 25 për qind e remitancave përdoren për investime, si aktivitete biznesi, për të blerë pasuri të patundshme, për të ndërtuar shtëpi etj. Një pjesë, ose 9 për qind, përfundon në hapjen e llogarive dhe mbajtjen e tyre në banka.
BOX/////////////////////////////////
Dërgesat, emigrantët në Itali lënë pas ata në Greqi
Natyrisht që në ato vende ku numri i emigrantëve është më i lartë, edhe të ardhurat nga emigracioni janë më të mëdha. Në këtë kontekst, prurjet më të madha janë nga Italia dhe Greqia, sepse në këto dy vende ndodhet pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, rreth 1 milion emigrantë. Ndonëse, për sa i përket numrit të emigrantëve Greqia kryeson, sipas vendeve të origjinës për vëllimin e dërgesave vendin e parë e zë Italia. Kështu, nga Italia vjen rreth 46.8 për qind e totalit të remitancave. Gjithashtu, mesatarja për dërgesat vjetore të emigrantëve në Itali rezulton më e lartë se ajo e emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Për herë të parë pas 10 vitesh, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rënie
Ekonomia shqiptare, e uritur për valutë, si pasojë e një deficiti të madh tregtar që rritet me ritme të larta nga viti në vit, rrezikon të përballet tashmë edhe me një tjetër ngërç, atë të tkurrjes së burimit kryesor të valutës. Dërgesat e emigrantëve, për herë të parë pas shumë vitesh kanë rënë, duke konfirmuar kështu paralajmërimet e Bankës Botërore se kriza ekonomike ndërkombëtare, mund të implikojë dhe të ardhurat që shqiptarët sjellin nga jashtë. Banka e Shqipërisë tha se për 3-mujorin e parë 2008 dërgesat e emigrantëve ishin 219 milionë euro, nga 233 milionë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit 2007, duke rënë me 5 për qind, por thotë se kjo ka ndodhur si pasojë e zhvendosjes së dërgesave, nga transeferta kesh në formë investimesh.
Skema//////////////////////////////////
Ku përdoren dërgesat e emigrantëve
42% e remitancave përdoren për konsum, ushqime, veshmbathje etj.
25% e remitancave përdoren për investime, aktivitete biznesi, për të blerë pasuri të patundshme, për të ndërtuar shtëpi etj.
16% shkojnë për ilaçe e shërbime mjekësore dhe përdoret nga pensionistët
9% përfundojnë në hapjen e llogarive dhe mbajtjen e tyre në banka
Shkurt///////////////////////
Prodhimet në sera, 32 subjekte fermere marrin subvencion nga shteti
Ministria e Bujqësisë ka shpërndarë deri tani në shkallë vendi 40 për qind të fondit që është përcaktuar nga buxheti i shtetit për skemën e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse (solar dhe mazut), e përdorur në serat me ngrohje për prodhim bujqësor. Burime nga përfaqësues të projektit “Rritja e Prodhimit Ushqimor 2KR”, që menaxhon subvencionimin, thanë se, janë 90 subjekte në të gjithë vendin, që kanë fituar të drejtën për rimbursim të akcizës së lëndëve djegëse, të përdorur në serat me ngrohje. 32 prej tyre janë rimbursuar deri tani, ndërkohë që ky proces do të vazhdojë edhe për pjesën e mbetur deri në fund të këtij viti. Në vend ka mbi 21 sera private moderne, që shtrihen në 60 hektarë tokë bujqësore, prej të cilave merret një prodhim mesatar vjetor i perimeve të freskëta prej rreth 300 kv/dynym. Vitin e fundit fermerët po i kushtojnë më shumë vëmendje prodhimit të perimeve në sera. Ata kanë rritur sipërfaqet e mbjella në sera, pasi prodhimet në to kanë shtrirje më të madhe në kohë, çmime më të favorshme si dhe krijojnë hapësira për zgjerimin e eksportit. MBUMK ka ndërmarrë projektin për mbështetjen e këtij sektori, duke ndihmuar fermerët që do të përdorin solarin, pasi çmimi i tij është më i ulët se karburantet e tjera. Ndërkohë, në kuadër të këtij projekti, pritet të përfshihet dhe sektori i industrisë ushqimore.
7 Korrik 2008