E Diel, 1 Nëntor 2026

Paratë e emigrantëve, ulet vlera e euros

Ditët e para të vitit 2010 duket se kanë qenë pozitive dhe për monedhën tonë vendase lekun. Leku ka fitur pikë kundrejt euros ditët e fundit. Duket se prurjet e emigrantëve kanë dhënë rezultatete para duke ndikuar në dobësimin e euros me të paktën me 2 pikë. Kështu një euro është shkëmbyer me rreth 137 lekë kundrejt 139 që është shkëmbyer vetëm disa ditë më parë. Shpesh specialistët i kanë përmendur reminitancat si faktor me rëndësi në përcaktimin e vlerës së euros dhe pse u deklarua se prurjet ishin të vogla ato i kanë dhënë efektet e para. Ndërkohë që vazhdon të fitojë pikë dhe dollari i cili sot ka arritur të shkëmbehet me rreth 97 lekë vlera më e lartë në këto muaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›