E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Paratë e privatizimeve për investime të reja dhe ulje të borxhit publik”

16-09-2012 / Gazeta 55

Flasin ekspertët e ekonomisë, Shehu dhe Preçi, për rishikimin e buxhetit pas privatizimeve
 
Fondet publike që do të përfitohen nga privatizimet shtetërore duhet të orientohen për investime të reja publike si dhe për uljen e borxhit publik. Është ky mendimi i përbashkët i ekspertëve të ekonomisë, lidhur me fondet shtesë, që do të shkojnë tashmë ne buxhet pas privatizimit të “Albpetrolit” dhe hidrocentraleve shtetërore.
Ekonomisti Shefredin Shehu u shpreh se paratë e privatizimeve mund të përdorën për investime të reja dhe uljen e borxhit publik sipas një parimi të qartë që ndjek shteti kundrejt qytetarëve të saj. “Paratë nga privatizimit detyrimisht përdoren për investime ose për uljen e borxhit publik. Këto janë dy mundësitë e vetme pasi paratë e privatizimit të pasurisë publike ose I kapitalit shtetërorë do të përdoren vetëm për qëllime kapitale. Kjo është një praktikë dhe një parim që theksohet edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”, deklaroi eksperti Shehu. Për ekonomistin Zef Preçi paratë e privatizimeve duhet të përdoren për uljen  e borxhit publik ose të jashtëm. Por mund të përdoren për të shlyer detyrimet për punët e papaguara në ndërtimin e rrugëve nga ana e qeverisë.
Sipas ish-zv/ministrit të Financave, Shehu rishikimi i buxhetit 2012 është i domosdoshëm dhe kësaj here është pozitiv, pasi do të shtohen fonde për projekte, që mund të prekeshin nga shkurtime. “Ky rishikim do të jetë i vlefshëm sepse prek ato zëra që do të prekëshin nga shkurtimet, ndërsa kësaj radhe investimet do të kompensohet dhe do të tejkalohen me pritshmëritë që kemi nga të ardhurat e privatizimeve”. Rishikimi i buxhetit është bërë gjithmonë në mes të vitit. Këtë vit hapja e tenderit të madh të privatizimeve shtyhu në kohë realizimin e këtij rishikimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›