Paratë kriminale në futboll

/* */
Viti 2011 do të mbahet mend edhe si viti i skandaleve në futboll, pasi të paktën në katër raste u zbuluan dhe u arrestuan një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, drejtues klubesh, gjyqtarësh, por dhe njerëzish që kanë lidhje direkte apo indirekte me kompanitë e basteve. Kështu, më pikantet janë: skandali i basteve në Korenë e Jugut, skandali në futbollin italian, korrupsioni në futbollin grek dhe ai turk. Vite me parë këto skandale kishin ndodhur në Gjermani (2005), Brazil (2005), Itali (2006) dhe në Europën Lindore (2009). Skandali më i hershëm në histori daton në vitin 1915, dhe lidhet pikërisht me futbollin britanik. Kris Iton, një ish-zyrtar i Interpolit, i cili është caktuar në krye të Komitetit të Sigurisë së FIFA-s, deklaroi kohë më parë, se “krimi i organizuar, apo sipërmarrës kriminalë kanë ndërtuar një netuork që operon në mënyrë globale në fiksimin e ndeshjeve”, duke u përpjekur të shpjegojë dhe mekanizmin e funksionimit të tyre. Sipas Itonit, sipërmarrësit kriminalë kanë në fokus të veprimtarisë së tyre, zyrtarë dhe lojtarë nga vende të varfra, por dhe ato të pasura dhe në zhvillim. Për të dhënë një ide për rritjen e futbollit në Europë, të ardhurat në total në pesë kampionate më të mëdha, Angli, Gjermani, Itali, Spanjë e Francë, arrijnë nga 2.5 miliardë në sezonin 1996-1997 euro 7.9 miliardë në sezonin 2007-2008. Në këto kampionate luajnë lojtarët më të mirë në botë. Tregu i futbollit evropian në total arrin në 13.8 miliardë euro, prej të cilave 4.2 miliardë dollarë shkojnë për pagesat e lojtarëve, për vetëm 96 klube të këtyre pesë ligave më të mëdha europiane. Yjet përfitojnë shumë të mëdha, por janë mijëra të tjera në nivele profesionale, gjysmëprofesionale dhe amatorë. Klubet e mëdha janë të afta të tërheqin lojtarë të rinj të talentuar dhe lojtarët më të mirë nga klube më pak të shëndetshme financiarisht, përfshirë klube nga Afrika dhe Amerikës së Jugut.
ITALI
Skandali i futbollit italian doli në skenë, më 1 qershor 2011, kur një numër i madh figurash të lidhura me futbollin u arrestuan, apo u vendosën në hetim nga policia italiane për fiksimin e ndeshjeve. Lista përfshiu figura të tilla të mirënjohura, si ish-futbollisti i Kombëtares italiane, Xhuzepe Sinjori, por gjithashtu edhe ish-lojtarë të Serisë A, si Mauro Bresan, Stefano Betarini dhe Kristiano Doni. Grupi u akuzua se kishte fiksuar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Serinë B, Legar Pro (Divizoni Një) dhe Lega Pro (Divizioni Dy). Hetimi nisi nga klubi i Lega Pro, Kremoneze, pas hetimeve që përfshinë portierin Marko Paoloni, i cili u shit më pas te Benevento, në janar të vitit 2011. Alarmi për infiltrimin e organizatave kriminale në botën e futbollit është gjithmonë prezent. Alarmi vjen nga një raport shqetësues i “Financial Action Task Force”, organizata ndërkombëtare që fokusohet në evidentimin e trajtimin e pastrimit të parave. “Po shtohen rreziqet e riciklimit të parave të pista. Vështirësitë ekonomike, mungesa e profesionalizmit të menaxhimit, shumat ‘racionale’ për financimin e maksi-blerjeve. Pa llogaritur këto statusin shoqëror që përfiton duke u vendosur në krye të një klubi. Ja gjërat e padëshiruara që po godasin sektorin e futbollit”. Një nga ndeshjet e fundit të dyshuara dhe të përfolura gjerësisht në mediat e huaja është dhe ajo Dinamo Zagrebit-Olimpik Lion, e vlefshme për Ligën e Kampioneve, me francezët që fituan 7-1 në Zagreb.
GREQI
Skandali i futbollit grek u emërtua nga shtypi vendas me emrin “Koriopolis”, një bashkim i fjalës greke “korios (tapë telefoni) dhe “polis” (në kujtim të skandalit italian “Calciopoli” në vitin 2006). Skandali doli në dritë në qershor të këtij viti. Investigimi nisi pasi UEFA, qeveria sportive në Europë, publikoi një raport se të paktën 40 ndeshje në Greqi ishin fiksuar gjatë sezonit 2009-2010. Midis 68 të ndaluarëve dhe të dyshuarëve ishin presidenti i Superligës greke dhe pronari i Olimpiakosit, Vangjelis Marinakis dhe lojtari i Olimpiakosit, Avram Papadopulos, zyrtarë të klubeve të tjera, lojtarë, gjyqtarë dhe një shef policie. Detajet e skandalit u botuan më pas në një material prej 130 faqe, në të cilat ishin publikuar një numër i madh transkriptimesh të bisedave telefonike, midis zytarëve të korruptuar të cilët vendosnin për rezultatet, duke përdorur lojtarët dhe gjyqtarët. Jorgos Nikitiadis, ish-zëvendësministër i Kulturës, e përshkroi investigimin si “faqen më të errët në historinë e futbollit grek”. Olimpiakos Volu dhe Kavala u dënuan respektivisht me heqjen e 10 dhe 8 pikëve nga Superliga, dhe më pas u çuan në Kategorinë e Tretë, ndërkohë që Akileas Beos dhe Maqis Psomiadhis u përjashtuan nga futbollit me një afat të pacaktuar.
KOREJA E JUGUT
Skandali i fiksimit të ndeshjeve të futbollit në Korenë e Jugut plasi në mes të këtij viti dhe në të u përfshinë disa nga ekipet më me emër në kampionatin maksimal, K-League, dhe në të u përfshinë disa lojtarë, drejtues kompanish bastesh, por dhe trajnerë të kampionati koreanojugor. Mandatet e para të arrestit dolën në maj të vitit 2001, nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ku midis lojtarëve përfshihej edhe ish-futbollisti i Kombëtares. Një lojtar i njohur, Yoon-Ki-Uon i Inçeon Junaitid vrau veten, ndërkohë që kjo shërbeu si pikë fillimi për një hetim më të hollësishëm, që çuan edhe te hetimi sekret i kampionatit koreanojugor dhe te faqet ilegale te basteve online. 21 ndeshje dyshohen me rezultat të parafiksuar, ku vetëm tri prej tyre nuk ia arritën qëllimin. Në Korenë e Jugut u arrestuan disa lojtarë, përfshirë të mirënjourit e ekipit Kim Dong-Hyun, apo të tjerë si Park Sang-Vuk i Daejeon Citizen dhe Sung Kyung-Mo të Gvangju. Lista e arrestimeve vazhdoi me lojtarë të tjerë të Daejeon Citizen. Dhjetë lojtarë u përjashtuan përjetësisht, ndërsa të tjerë më dënime pesëvjeçare, apo me reduktime të vlerës së kontratave. Shumë futbollistë u dënuan me burg nga shtatë, tre apo dy vjet, dhe disa të tjerë edhe me punë të detyruar.
TURQI
Skandali plasi në muajin korrik, ndërkohë që Federata Turke e Futbollit u detyrua të hiqte kampionin Fenerbahçe nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, për shkak të akuzave për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve dhe dhënies së ryshfeteve. Për tifozët turq, Fenerbahçe është si Mançester Junaitid në Angli. Më shumë se 30 njerëz u arrestuan, përfshirë presidentin e Fenerbahçes, Aziz Jildirim, për manipulimin e 19 ndeshjeve të sezonit të kaluar në Superligën turke. Nisja e sezonit aktual u shty për një muaj. Në fakt, gjatë viteve të fundit një numër i madh vendesh janë akuzuar se kanë përdorur një sistem të sofistikuar për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve, dhe shumë prej tyre janë të lidhura me kompanitë ilegale të basteve me qendër në Azinë Juglindore. Të tilla skandale kanë ndodhur edhe në Izrael, Finlandë apo Gjermani. Dje, një gjykatë turke liroi nga burgu tetë persona të akuzuar për skandalin e fiksimit të ndeshjeve, duke pezulluar përkohësisht dhe gjykimin e tyre. Të dyshuarit ishin midis 93 personave të përfshirë në skandalin e fiksimit të 19 ndeshjeve të Premier Ligës. Presidenti i Fenerbahçes, Aziz Jildirim, i cili qëndroi në burg mund të ndëshkohet maksimalisht me 75 vjet burg.
TREGU SPORTIV
Kriminelët kanë treguar përshtatje në gjetjen e kanaleve të rinj të pastrimit të parave apo aktiviteteve ilegale në sport, duke e shndërruar atë në një aktivitet të pastër kriminal me rrezik të përhershëm. Me rritjen ekonomike të sportit, sidomos në dy dekadat e fundit, veçanërisht në futboll, paraja gradualisht nisi të ushtrojë influencë në botën e sportit. Ky influks i parasë pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.
Disa nga sportet më të mëdha me shtrirje botërore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji në akull, kik-boksing apo mundja (sporte që tradicionalisht kanë pasur lidhje me krimin, për shkak të marrëdhënieve midis krimit dhe dhunës), sporte me vlerë të lartë (si ato me kuaj dhe garat me makina) janë të hapura për të pastruar paratë. Në listë janë përfshirë edhe transferimet e lojtarëve, sporte që u japin kriminelëve mundësinë të kthejnë paratë në jo-kesh asete, apo t’i konvertojnë në fatura të mëdha. Ky fakt parakupton se virtualisht çdo sport mund të jetë target i kriminelëve për shumë arsye. Është e vështirë të vlerësosh vlerën ekonomike të sportit. Duke iu referuar disa vlerësime në Europë, industria e sportit zë një vend prej 0.5 deri në 3.7 të produktit të Komunitetit Europian.
KOMPANITË E BASTEVE
Tregu i futbollit profesionist i është nënshtruar një rritje të madhe, falë procesit të komercializimit të tij që nga fillimi i viteve 1990. Paratë e investuara operohen kryesisht nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punës në futboll për lojtarët profesionistë, kontratat e tyre, transferimi nga një vend në tjetrin, çon edhe transferimin e parasë kesh nga një vend në tjetrin. Vënia e basteve në sport ofron një tjetër mundësi të jashtëzakonshme të “fluturimit” të parasë përtej kontrollit të trupit qeveritar. Falë strukturës së saj të veçantë ajo ofron mundësi të pafundme financiare për të rekrutuar klube, zyrtarë dhe lojtarë. Futbolli ka ndryshuar filozofinë e tij në nga një sport popullor në një industri globale, me një rritje ekonomike të jashtëzakonshme dhe funksione sociale në nivele të ulëta. Futbolli nuk shërben vetëm si burim të ardhurash për shumë njerëz, por gjithashtu edhe si një instrument për zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Përmes kësaj industrie janë zhvilluar shumë forma kriminale, përfshirë edhe pastrimin e parave.
PËRSE ZGJIDHET FUTBOLLI
Futbolli është sporti më i madh në botë. Janë 38 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë. "Nëse ne, - shkruhet në raport, - duam të ekzaminojmë pastrimin e parave përmes sportit, futbolli do të ishte kandidati më i pranueshëm”. Futbolli luhet në të gjithë botën dhe është sporti popullor në shumë vende. “The National Hockey League (NHL)” ka 30 ekipe në SHBA dhe Kanada, me të paktën 1 milionë lojtarë të regjistruar dhe një nga ligat më të mëdha sportive në bërjen e parave dhe që gjeneron miliarda dollarë të ardhura. Ky sport është gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe në Europën Qendrore, në vende të tilla si Çekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për hokejin, si gjatë së kaluarës sovjetike, tani, por dhe në vendet e tjera. Janë disa raste të gangsterëve rusë që përshirë në këtë lloj sporti. Bastet në internet për hokejin të lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janë një tjetër mundësi për të pastruar miliona dollarë pa krijuar asnjë dyshim. Kampionati Botëror i vitit 2006 tërhoqi një audiencë prej më shumë se 1 miliard shikuesish ose 15 për qind të popullsisë së botës.