Skandali, UEFA: Superliga, e trukuar

/* */
Top Channel disponon një pjesë të raporteve konfidenciale të UEFA-s sa i përket shitjeve të ndeshjeve dhe manipulimit të rezultatit në kampionatin tonë.
Sistemi i sofistikuar i UEFA-s, i quajtur Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve, BFTS, është një nga sitat kryesore të të gjithë kampionateve europiane. Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficientëve, që sipas specialistëve sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo.
Jo vetëm kaq, por edhe cdo lëvizje në fushë, karton i verdhë, karton i kuq dhe aksion, monitorohet për t’i dhënë një pasqyrë më të plotë panoramës së takimeve të trukuara.
Top Channel ka mundur të sigurojë raportin e UEFA-s për 12 ndeshje të sezonit të shkuar dhe vetëm 1 të këtij sezoni. Sipas raportit të UEFA-s, analizat tregojnë se një pjesë e tyre janë shumë të dyshimta, disa të fiksuara, dhe të tjera 100 përqind të fiksuara.
5 ndeshje të javës së 29 të Superligës, kanë rezultuar të trukuara, pra ndeshjet e zhvilluara në 20 prill 2011:
1) Skënderbeu – Laci 2-0
2) Flamurtari –Dinamo 6-2
3) Besa – Kastrioti 3-2
4) Elbasani – Teuta 2-4
5) Bylis – Shkumbini 2-0
Vetëm ndeshja Vllaznia-Tirana i ka shpëtuar trukimit në këtë javë të Superligës.
Në raportet e UEFA-s janë edhe 7 ndeshje të tjera të sezonit të kaluar, 12 mars 2011, Dinamo – Elbasani 3-1, 1 prill 2011, Laci – Elbasani 3-1, 15 prill 2011, Dinamo – Skënderbeu 2-3 dhe Tirana – Elbasani 6-1, 19 mars 2011, Elbasani – Bylis 0-2, 24 prill 2011, Shkumbini – Besa 2-2 dhe 25 prill, Kastrioti –Teuta, 3-1.
Raporti i përcakton këto ndeshje të trukuara me rezultate të sakta, ndërsa për këtë sezon bëhet fjalë për Kastrioti – Vllaznia e 3 tetorit e fituar nga krutanët. Për këtë takim ka një raport shumëfaqësh me detaje se cfarë ka ndodhur, ku përmenden edhe emrat e gjyqtarëve, Janku, Pregja dhe Avdo apo emra lojtarësh të Kastriotit si Caca, Mucollari, Grami dhe Turdiu, ky i fundit në këtë takim doli me karton të kuq.
Sipas raportit të UEFA-s, të dyja këto skuadra kanë një histori të dyshimtë dhe për 14 ndeshje të tjera të luajtura, 9 prej të cilave kanë dyshime të forta, madje cilësohen si të trukuara.
Historia e trukimit të ndeshjeve është një temë e rrahur shpesh, por gjithcka ka mbetur në disa deklarata publike në media. Gjithmonë debatet janë mbyllur me fjalinë “mungojnë provat”. E ndërsa organizmat shqiptare ka qenë UEFA që së fundmi ka sjellë jo vetëm një, por dhjetra prova, raporte dhe analiza që mbyllen me konkluzione për manipulimin dhe fiksimin e ndeshjeve të Superligës shqiptare.
Nëse dhe kjo nuk do të mjaftonte për të nisur një hetim të gjërë për “këmbët e pastra”, si mund ta quajmë ndryshe historinë e basteve dhe trukimeve në Shqipëri, atëherë nuk ka arsye të besojmë në pastërtinë e futbollit si sporti më masiv në Shqipëri. Ndoshta s’kemi nevojë për një kampionat fiktiv futbolli.