Mediat italiane De Biazi kandidati i vetem per bankinen kuqezi
Ne pritje te zyrtarizimit nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit konfirmimi vjen nga Italia. Agjencite e lajmeve TGCom dhe Sportmediaset bejne te ditur se tekniku italian ka arritur nje marreveshje me presidentin e FSHF-se
Duhet te presim edhe pak per lajmin e madh. Federata Shqiptare e Futbollit as dje nuk e beri publik emrin e teknikut qe do te udheheqe tanet gjate eliminatoreve te Boterorit Brazil 2014.
Ne Itali jane te sigurt
Xhani de Biazi do te jete trajneri i ri i kombetares se Shqiperise. Ne pritje te zyrtarizimit nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit konfirmimi vjen nga Italia. Agjencite e lajmeve TGCom dhe Sportmediaset bejne te ditur se tekniku italian ka arritur nje marreveshje me presidentin e FSHF-se Armand Duka ndersa pritet vetem mberritja e tij ne Tirane per te firmosur kontraten e re e cila pritet te jete 2-vjecare dhe me vleren e 200 mije eurove.
Ne gjurmet e...
De Biasi do te zevendesoje ne pankinen kuqezi Josip Kuzhene qe u shkarkua nga detyra pas deshtimit ne eliminatoret e Euro 2012-s. Qe nga largimi i kroatit shume emra te tjere jane afruar prane skuadres shqiptare ndersa me ne fund Duka ka vendosur tia besoje ate shkolles italiane te futbollit duke zgjedhur Gianni de Biasi. Ky i fundit mundi rivalitetitn e patrioteve te tij Mario Berreta dhe Benito Karbone te tjere kandidate per tu ulur ne pankinen e kombetares se Shqiperise.
Ngritje ne karriere
Pasi ka drejtuar skuadra si Breshia Torino dhe Udineze ne Itali dhe Levantenin ne Spanje ekipi shqiptar eshte aventura e pare e teknikut 55-vjecar ne pankinen e nje kombetareje. Nese gjithcka do te vendoset pas firmes ne kontrate testi i pare i trajnerit do te jete me 29 shkurt ne miqesoren kunder Gjeorgjise. Xhani de Biazi eshte italiani i dyte ne historine e kombetares shqiptare pas eksperiences se hidhur me Xhuzepe Dosenen ne vitin 2002. Nje gje eshte e sigurt nga kjo tratative vetem De Biazi del i fituar.