Aida Veliaj: “Vleresimi sipas gjykimit te mesuesit”
Mesuesit nuk pranojne qe nxenesit e tyre te vleresohen nga te tjere mesues, te cilet i shohin vetem nje here, kurse ata vete kane mundesine t’i testojne njohurite e tyre per vite me radhe. Por, nga ana tjeter, pranojne edhe faktin qe mund te kete rritje ose edhe ulje te notes, por vetem me nje note plus ose minus. “Per mua, si mesuese letersie, eshte shume e papranueshme qe nxenesit e mi te vleresohen nga dikush tjeter. Une nuk u kerkoj nxenesve jeten apo veprat e autorit, por nje analize te thelle. Nderkohe qe nje mesues tjeter, dy te parat mund t’i kete me te rendesishme”, pohoi dje Aida Veliaj, mesuese e letersise ne shkollen “Petro Nini”. Sipas saj, edhe gjate konsultave te bera nga kater mesues vleresimi dhe kendveshtrimi i nje pergjigjeje te nje nxenesi ka qene i ndryshem. “Pas nje testimi me shkrim, per mua eshte shume i rendesishem edhe pergjigjja me goje, atehere une kam te drejte te vendos nje note sipas gjykimit tim”, theksoi ajo. Keshtu, sipas kesaj logjike, sqaron mesuese Aida, kete nuk mund ta beje dikush tjeter qe teston vetem me shkrim. Nderkohe, ajo ve theksin edhe ne faktin se duhet te krijohen kushtet qe klasat te mos jene me mbi 50 nxenes, si dhe te sigurohet ngrohja dhe mesuesit te zbatojme ato qe u kerkohen.