E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parathenia e fushates

Ne dukje te gjithe jemi qe jetes politike ti kthehet normaliteti dhe respekti per parimet po ashtu qe me ne fund te kemi zgjedhje te lira e te ndershme. Por per fat te keq dukurite qe prishen zgjedhje te meparshme po rishfaqen qysh tani kur arsimi dhe segmente te tjera te jetes qytetare po perfshihen ne fushate kur ne listat paraprake kane filluar te gelojne te vdekurit ose ata qe nuk jane etj.

Krahas orvatjeve te para per manipulime te listave dhe shperngulje te votuesve si ne Vlore Berat Tropoje e gjetke - se paku qe nga 8 marsi po punohet me administraten dhe grupime te ndryshme te cilat duhej te ishin te depolitizuara qe ato te bashkepunojne me shumicen e kontestuar qe te vijne ne takime ne mitingje te jene te bindur te japin voten per vazhdimesine etj. E njejta sjellje ndaj disa shtresave qe do te duhej te ishin edhe ato jashte politikes biznesi bie fjala. Po flitet me te madhe per aministine fiskale nje teme e vjeter.

Kjo rimarrje e gjerave te vjetra per interesa te reja zgjedhjet vendore te 8 majit i ka rene ne sy madje edhe mediave dhe agjencive te huaja. Nje nder me te njohurat ne bote Reuters ka vene ne dukje keto dite vemendjen e numrit nje te qeverise shqiptare per amnistine fiskale. Agjencia ne fjale thekson se amnistia e Kryeministrit synon te thithe votat e biznesit dhe te pronareve pasi po reklamohet kur Shqiperia per dy muaj hyn ne zgjedhje te pergjithshme lokale. Kryeministri Sali Berisha ka shfrytezuar deri edhe festen popullore te Dites se Veres per nje perurim elektoral.

Nga ana e vet Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli ia nisi fushates se vet nga projekti per kompleksin e ardhshem parlamentar. Nuk eshte e para here qe ajo nuk arrin te kapet pas detyrave te veta. Per me keq promovimi i kompleksit te Parlamentit te ardhshem behet ne nje kohe qe ende nuk kemi shpjegime pse do te duhej prishur ish-Piramida per arsye ideologjike e te revanshit politik apo te tjera. Ishte e dhimbshme te shikoje se si disa intelektuale e gazetare rrinin aty perqark duke ndjekur gjoja me interesim shpjegimet e gjitheditura te Kryeparlamentares. Jo nje here ajo ia mori fjalen nga goja edhe inxhinierit qe ndoshta ishte ngarkuar te bente nje pasqyre te projekteve te paraqitura per kompleksin e Parlamentit te ardhshem.

Shtirja e intelektualeve dhe gazetareve te pranishem ne kete spektakel parazgjedhor ishte as me shume e as me pak nje pasqyrim i gjendjes se mjere te nje pjese te mire te shtypit dhe inteligjences me fjale te tjera vasale ne mos skllave e pushtetit te radhes. Pertej asaj cka ofronin kamerat e shumta falsiteti i shfaqjes kerciste si mos me keq.
Spektaklet e zena goje me siper sigurisht jane vetem njelloj parathenieje per ate qe mund apo do te ngjase me vone. Nuk priremi te paragjykojme fushaten per zgjedhjet vendore te 8 majit.

Por shenjat e deritanishme nuk jane te mira. Ne se pushteti do te konsumoje po ato shfaqje e prirje qe i kemi pare ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi atehere kjo dilema e 8 majit dhe jo vetem ajo do te ishte thjesht nje pjese e vogel e qerthullit ku vertitemi prej dy dekadash. Ngrihemi dhe biem. Nen tutelen jo gjithnje efektive te partnereve qe rendom jane per njelloj normaliteti e qetesie dosido.

Miqve tane do te duhej tiu ribenim nje pyetje te cilen studjuesi i njohur Milton Friedman e shtron ne vepren e tij Kapitalizmi dhe liria. Ai apelon Si mund ta kontrollojme qeverine te mos shnderrohet ne Frankeshtain qe shkaterron vete lirine ne mbrojtje te se ciles e kemi krijuar ate

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›