E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si u shperdoruan fondet publike

TIRAN- Demi prej 1.6 miliarde leke i kapur gjate kontrolleve te ushtruara nga Kontrolli i Larte i Shtetit ne administraten qendrore ne vitin 2010 eshte i shtrire thuajse ne te gjithe sektoret e verifikuar sic jane tatimet doganat dhenia me qira ose shitja e pasurive shteterore investimet pagat shperblimet etj.


Perpos raportit vjetor per vitin e shkuar te shqyrtuar tashme ne Kuvend Kontrolli i Larte i Shtetit sapo ka publikuar raportin periodik per tre mujorin e katert te vitit 2010 ne te cilin shpjegohen me me detaje shkeljet e hasura gjate kontrolleve.


Tatimet e Doganat


Ne tatime eshte kapur nje dem total prej 532.6 milione lekesh ku ne vend te pare renditet Drejtoria Rajonale e Tatimeve ne Shkoder me nje dem prej 187 milione leke.


Me pas ne raport citohen edhe shkeljet e kapura ne Drejtorine e Tatimeve te Gjirokastres me 67 milione leke dem si dhe tatimet e Kukesit me nje dem prej 7.5 milione lekesh.


Shkeljet e hasura kane te bejne kryesisht me mos mbledhje te detyrimeve tatimore nga bizneset sic jane tatimi mbi fitimin apo TVSH-ja si dhe mos aplikimi i gjobave ne rastet kur bizneset jane vonuar ne dorezimin e bilanceve. Bashke me drejtorite rajonale te tatimeve KLSH ka listuar ne tabelen e shkelesve edhe nje sere bashkish apo komunash per mos mbledhje te detyrimeve ndaj paleve te treta.


Ne doganat e disa prej qyteteve te kontrolluara Kontrolli i Larte i Shtetit eshte kapur nje dem prej 359.4 milione lekesh. Nder to ne vend te pare renditet dogana e Durresit me nje dem total prej 245 milione lekesh.


Me pas per nga vlera e shkeljeve te kapura vjen dogana e Tiranes me nje shume prej 31.4 milione lekesh dogana e Beratit me 28.8 milione Vlora me 18.9 milione Morina me 13.7 milione etj. Nder shkeljet kryesore te hasura nga KLSH jane mos mbledhja e detyrimeve tatimore per nje numer te konsiderueshem artikujsh. Gjate kontrolleve KLSH ka hasur edhe ne raste kur dogana nuk eshte vjelur edhe per automjete qe kane hyre ne territorin e vendit.


Pasurite publike


Dhenia me qira apo shitja e pasurive shteterore cilesohen si nder sektoret ku hasen shkeljet me te shumta pasi shpeshhere autoritetet nuk vjelin qirate per sherbimet qe iu ofrojne bizneseve. Ne kete sektor pershembull pergjate gjithe vitit 2010 eshte kapur nje dem prej 154 milione lekesh.


Nder shkelesit me te medhenj ne mesohet te jete bashkia e Himares me nje dem total prej 11.8 milione lekesh. Bashkia nuk ka mbledhur qirane per nje hapesire te lene nen perdorimin e disa kompanive private ne territorin e saj. Dem te konsiderueshem gjithashtu ka shkaktuar edhe Minstria e Mbrojtjes me 8.2 milione leke apo bashkia Durres me 754 mije leke.


Per tu theksuar jane edhe shkeljet e kapura ne sektorin e Prokurimeve Publike te cilat ne total arrijne nje vlere prej 187 milione lekesh. Po ashtu ne shpenzimet operative eshte kapur nje dem prej 23 milione lekesh po aq sa edhe ne fushen e pagave dhe shperblimeve.


Si auditohet performanca

Krahas kontrolleve standarde per menaxhimin e shpenzimeve publike si dhe mbledhjen e te ardhurave KLSH ka filluar se fundmi te aplikoje nje tjeter metode kontrolli ate per auditimin e performances.


Gjate koheve te fundit ky institucion i kontrollit ka kryer disa auditime performance ne fusha te ndryshme te veprimtarive ekonomike e sociale. Gjate auditiveve jane perdorur edhe intervistat apo shperndarja e pyetesoreve me qellim vjeljen e te dhenave me te sakta.


Nje nder programet e auditivit ka qene ai per njohjen dhe vleresimin e situates se personave me aftesi te kufizuar dhe lidhje me shkallet e integrimit social. Ne fund te auditimit eshte dale ne perfundimin se te dhenat ne lidhje me personat me aftesi te kufizuara ishin te pakta ndersa mund te behej me teper te integrimin e tyre duke ndermarre disa permiresime ligjore ne kete drejtim.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›