E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimi i kempitne fund vendos gjykata

TIRAN- Te gjithe invalidet qe kerkojne te perfitojne nga pensioni i invaliditetit por Komisioni i kemp-it nuk i shpall ata te paafte per pune do te mund ti drejtohen gjykates per te apeluar vendimin.


Kuvendi shqyrtoi dje ndryshimet ligjore te propozuara nga qeveria disa jave me pare ne lidhje me procedurat e perfitimit te pensionit te invaliditetit. Ndryshimet ligjore kane futur se fundmi edhe gjykaten si nje nder hallkat qe do te marrin ne shqyrtim kerkesat e invalideve per te perfituar pension.


Me pare statusi i invalidit per rrjedhoje edhe perfitimi i pensionit jepej ose nga Komisionet Mjekesore te Percaktimit te Aftesise per Pune te rrethit ose nga komisioni epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne Tirane ndersa nese mbeten te pakenaqur nga vendimet e ketyre komisioneve qytetaret do te kene mundesine qe ti drejtohen edhe gjykates.


Si rregull per te perfituar pension invaliditeti qytetari duhet te paraqitet para Komisionit Mjekesor te Percaktimit te Aftesise per Pune te rrethit. Komisioni veren nese qytetari ne te vertete nuk eshte i afte per te punuar.


Pas kontrollit komisioni vendos per nxjerrjen e tij ne kemp duke perfituar rrjedhimisht edhe pensionin e invaliditetit ne varesi te shkalles se pamundesise per te punuar qe ai eshte.


Por ka raste per te cilat komisioni vendos qe qytetari eshte i afte te punoje dhe rrjedhimisht nuk mund te dale ne kemp. Nese eshte i pakenaqur nga vendimi qytetari mund ta apeloje ate tek Komisioni Epror prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore.


Sipas te dhenave te ISSH-se cdo vit shenohen rreth 1200 rate kur qytetaret apelojne prane saj vendimet e KMCAP-ve te rretheve. Sipas ligjit ende ne fuqi vendimi i ketij komisioni eshte vendimtar dhe nuk mund te apelohet. Pikerisht ketu eshte edhe ndryshimi qe eshte duke u bere ne kete ligj. Tashme do te jete gjykata ajo qe do te marre vendimin e fundit.


Pra nese eshte i pakenaqur edhe nga vendimi i komisionit te ISSH-se qytetari mund ta dergoje ceshtjen ne gjykate. Nese kjo e fundit vendos qe qytetari eshte realisht i paafte per te punuar ai del ne kemp pavaresisht dy vendimeve te meparshme te komisioneve.


Kush mund te marre kemp

Kemp mund te perfitojne ata qytetare qe jane te paafte per te punuar apo ka gjymtime fizike. Krahas kesaj per te perfituar nga pensioni i invaliditetit ose sic thirret ndryshe kempi qytetari duhet te kete plotesuar nje periudhe minimale sigurimi e cila ndryshe nga pensioni i pleqerise ne rastin tone perllogaritet sipas nje formule te posacme edhe eshte ne raport direkt me moshen e personit ne momentin qe behet invalid. Ne fakt ligji njeh disa lloje pensionesh invaliditeti te cilat varen nga gjendja fizike si dhe vitet e sigurimit.


Per shembull personi qe eshte ne kushtet e invaliditetit te plote por qe nuk ploteson periudhen minimale te sigurimit ka te drejte per pension invaliditeti te reduktuar ne masen qe rezulton nga raporti i periudhes se tij te sigurimit me periudhen e duhur per pension te plote invaliditeti.

Si perllogaritet periudha minimale e sigurimit

Ligji ka percaktuar nje formule te posacme per te perllogaritur periudhen minimale te sigurimit e cila vlen per marrjen e pensionit te invaliditetit. Keshtu ne ligj theksohet se periudha minimale e sigurimit per pension invaliditeti eshte sa gjysma e diferences se moshes se personit te siguruar ne kohen qe behet i paafte dhe moshes 20 vjec. Sic shihet formula eshte e lidhur direkt me moshen kur personi shpallet invalid.


Por si perkthehet kjo


Per shembull nese nje person behet i paafte per pune ne moshen 40 vjec periudha minimale e sigurimit te tij per te perfituar pension invaliditeti eshte 10 vjet. Nese i referohemi formules 40 vjec mosha kur behet i paafte per pune - 20 vjec mosha referim e vendosur nga ligji / 2 = 10 vjet periudhe minimale sigurimi.

Kuvendi deputetet te shara dhe ofendime ne salle


Mbledhja e djeshme e Komisionit te Ekonomise u shoqerua me tensione te forta midis deputeteve ne salle. Nje debat qe ka nisur nga hici ndoshta edhe prej etheve elektorale ka perfshire nje numer te konsiderueshem deputetesh nga te dyja forcat politike.


Tek po diskutonin per dy kredi me vlere totale rreth 23 milione euro te marra nga qeveria per investime ne ujesjellesit e Fierit Sarandes Gjirokastres e Lezhes deputetet Sherefedin Shehu dhe Ervin Koci u kapen me fjale me njeri-tjetrin ku fillimisht Shehu e akuzoi Kocin per vjedhje gjate ushtrimit te detyres ne administraten tatimore ndersa ky i fundit nuk i kurseu as te sharat si pergjigje. Me pas ne debat hyri edhe deputeti tjeter socialist i Fierit Albert aci i cili ne fjale e siper hodhi ne drejtim te Shehut nje tufe me projektligje qe i ndodheshin perpara.


Me pas Koci u ngrit nga vendi duke share neper dhembe dhe iu drejtua deputetit Shehu por nderhyrja e kolegeve te tjeter pengoi ate te kalonte ne krahun tjeter te tavolines. Tensioni u mbyll me kaq ndersa ne fund Kryetari Edmond Spaho kaloi marreveshjet e kredive per votim. Pas debateve me shume se marreveshjet ceshtja ne diskutim ishte sqarimi i konfliktit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›