E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare mendon Lulezim Basha

eshtjet e ndotjes te gjelberimit te pastrimit te trafikut te transportit publik te punesimit te uljes se numrit te nxenesve ne klasa te thithjes se talenteve te shkolluar jashte vendit te largimit te lypesve nga rruga... Jane probleme per te cilat kane folur e flasin gjithnje te gjithe kandidatet per kryetar bashkie te qytetit te Tiranes.

Nga ana tjeter jane probleme qe nuk kane qendruar ne vend por kane marre zgjidhje te pjesshme te perkohshme apo edhe te qendrueshme nga nje pale zgjedhje ne tjetren. Nga nje qytet-fshat me nje qender groteske dhe me nje periferi te stermadhe qe Spartak Ngjela e quante me shaka dormitoriofjetore Tirana eshte bere nje qytet ku ka nisur te marre jete policentrizmi me rruge te zgjeruara dhe te asfaltuara ne akset paresore dhe dytesore me investime publike dhe private te shperndara ne gjithe perimetrin e qytetit.

Tirana brenda Unazes se Vogel ka ndryshuar shume. Periferia nuk eshte me ajo qe ka qene. As ne madhesi as ne pamje. Dallimet me pjesen e qendres ekzistojne ka ende andej-kendej rrugica dhe mehalla te lena pas dore por ne teresi kontrastet e forta te para disa viteve jane zbutur. Sot Tirana eshte nje qytet i madh pikesepari sepse po ndertohet si i tille dhe jo thjesht sepse ka nje popullsi tre here me te madhe se ne fillim te viteve nentedhjete.

Natyrisht rritja e shpejte dhe e vijueshme ben qe disa nga zgjidhjet e dhena te plaken apo te fillojne ti rrine ngushte ketij qyteti te hapur. Nderkohe zhvillimi nxjerr ne pah probleme te panjohura me pare. Kjo eshte marredhenia e gjalle midis kerkesave dhe pergjigjeve midis nevojave dhe zgjidhjeve. Kerkohen gjithnje zgjidhje te reja nderhyrje te reja. Ne vartesi te prioriteteve dhe mundesive. Tipike per kete qe po themi eshte ceshtja e trafikut dhe lidhur me te ceshtja e ndotjes se ajrit. Ka pasur investime te rendesishme per lehtesimin e trafikut.

Jane zgjeruar disa nga arteriet kryesore te qytetit. Unaza e vjeter eshte transformuar bregu i Lanes ngitet ne te dy krahet ne nje gjatesi shume me te madhe se me pare jane ndertuar ura dhe rrethrrotullime me vlere nga bashkia dhe aty - ketu edhe nga qeveria. Por qytetaret kane qene me te shpejte. Makinat jane shtuar me shume se investimet. Ne kushtet e krijuara ndertimi i Unazes se Madhe te Tiranes eshte zgjidhja qe e kap demin per briresh.

Ne arsim ka ndodhur pak ndryshe. Ne vitin 2003 opozita e asaj kohe reklamonte nje gjendje alarmante me 50-55 nxenes per klase. Sot deri edhe kandidati demokrat per bashkine e Tiranes zoti Lulezim Basha foli per nje mesatare 40 nxenes per klase. Vete bashkia pretendon per nje shifer me te ulet. Sido qe te jete e verteta ndersa jemi ende mbi norme merret vesh se numri i klasave dhe bankave eshte rritur me shume se numri i nxenesve te rinj.

Ka levizje ka zgjidhje ka gjysma zgjidhjesh ka qendrim vendnumero per nje ceshtje apo mosmbajtje te fjales per nje ceshtje tjeter. Pavaresisht nga kjo dinamike eshte bere zakon qe lista e problemeve te Tiranes te shpaloset gjithnje si per here te pare nga cdo kandidat qe vjen per te rivalizuar apo sfiduar kryetarin ne fuqi zotin Edi Rama. Te njejten gje ka bere deri tani edhe zoti Basha. Dhe si per te mos i lene asgje manget filmit te meparshem zoti Basha ka perseritur edhe dy zotime te tjera te publikoje per publikun te gjitha vendimet e Bashkise te organizoje cdo te premte pritje populli.

fare do te thoshte me pak ose me shume nje kandidat tjeter i qeverise Nuk mund te them se cfare do te thoshte me shume apo cfare do te thoshte ndryshe nje kandidati tjeter. Por besoj se ne pergjithesi nuk do te thoshte me pak. Ketu lind pyetja se cfare e diferencon nje kandidat nga nje tjeter ne kushte te tilla fare i jep jete cfare i jep autoresine dhe vulen e personit nje projekti per bashkine Te merremi vesh. Lista e problemeve qendron ne themelin e nje projekti politik teknik dhe menaxherial per qeverisjen e qytetit.

Por problematika nuk eshte vete projekti. Zotimet me fjale pa u shoqeruar me menyren dhe mjetet e realizimit te tyre nuk jane vete projekti. Projekti eshte nje lidhje organike propozimesh perparesish mundesish burimesh... Dhe si nje emerues i perbashket i gjithe ketyre elementeve eshte vete kandidati natyra e tij formimi i tij karakteri i tij profili i tij politik profesional dhe njerezor. Nuk mund te kete nje projekt anonim qofte per qeverisjen qendrore qofte per qeverisjen lokale. Zgjedhesit u besojne para se gjithash subjekteve politike dhe kandidateve.

Permes tyre shkojne te programet. Kjo eshte natyra politike e zgjedhjeve. Po te ishte gara vetem teknike po te garohej vetem me termat se kush i liston me mire problemet dhe kush zotohet me mire se shoku nuk do te ishte nevoja te mundoheshin zgjedhesit. Me mire shpallej nje konkurs nderkombetar per menaxher bashkiak dhe zgjidhej problemi. Por drejtimi edhe ne nivelin e pushtetit vendor mbeshtetet ne parimin e pergjegjesise se votes popullore dhe ka gjithnje karakter politik.

Nese vjen nga politika por edhe nga shoqeria civile po te vije kandidati per kryetar bashkie vecanerisht kandidati per Tiranen e ka te detyrueshme shpalosjen me mase te vizionit te tij politik. Kandidati i PD-se per Tiranen ne vitin 2003 zoti Spartak Ngjela i ndezi zemrat e demokrateve me idete dhe shqiptimet e tij te paharruara per sundimin e ligjit si monarku i vetem ne demokraci per cudiberjen e tregut te lire per meriten dhe eliten qe per ne eshte prone per autonomine fiskale si thelbi i thelbeve i autonomise vendore e tjere. Kandidimi dhe fushata e tij kaluan ne Tirane si nje thirrje dhe si nje feste lirie qe vetem ai dhe vetem opozita e asaj kohe mund ta artikulonte.

Po cili eshte mendimi politik i Lulezim Bashes Qekurse Liberalet e Rinj paten organizuar ne vigjilje te zgjedhjeve te vitit 2005 nje tryeze per vizionet liberaldemokratike nuk me ka rene rasti te degjoj apo te lexoj dicka politike prej tij. Ka qene tere kohes minister dhe ska pasur kohe Ka shkruar e folur por me ka shpetuar mua E gjithe kjo nuk ka rendesi. Por duhej dicka djalli e mori ne daljen e tij publike si kandidat per kryetar bashkie. Sepse po kandidon si politikan i radhes se pare ne PD. Sepse Tirana eshte trampolina per me tej. Sepse ne shume mjedise politike dhe mediatike afer PD-se shihet si pasardhesi i zotit Berisha.

Me fjale te tjera dalja per here te pare me kostum lideri ishte tamam rasti i Bashes per tu hapur zemren qytetareve se cili eshte vizioni i tij per lirite per sundimin e ligjit per decentralizmin e tjere - te gjitha keto jo ne formen e citateve por te aktualizuara ne realitetin e kryeqytetit shqiptar sot dhe neser. Per eliten dhe per qytetarine e Tiranes keto jane gjera qe vlejne dhe cmohen me shume se premtimet e tipit etatist qe kandidatet e qeverise i ofrojne si dhurata per popullin.

shte e pabesueshme qe ne fjalimin e Bashes ne celje te fushates mund te gjesh vetem nje apo dy fraza te mjegullta ne lidhje me vizonin e tij politik kur flet per dy rruge qe ndahen Njera eshte politika e vjeter e ndasive akuzave konfliktit dhe pesimizmit. Kuptohet se kjo eshte sipas tij rruga e Rames dhe opozites. Tjetra eshte rruga qe udheheq drejt mundesive bashkimit shpreses optimizmit - fjali e kerkuar qe ka parasysh Berishen dhe shumicen qeveritare. Jane fraza propagandistike pa thelb politik dhe per me teper edhe te gabuara.

Akuzat qe shkojne ne gjykate i bejne mire shoqerise qofte kur vertetohen qofte kur hidhen poshte. Nderkohe qe shpifjet vetem e helmojne dhe e shkaterroje ate. Zoti Basha si politikan i ri duhet ta dije se politike e vjeter dhe antidemokratike jane shpifjet jo akuzat e zyrtarizuara ne organin perkates. Politike e vjeter dhe antidemokratike eshte kultura e pagjykueshmerise dhe pandeshkueshmerise qe po vret demokracine shqiptare. Sa per konfliktualitetin kush nuk e di se kampioni ne Shqiperi ka qene dhe eshte zoti Berisha. Basha i mbeshtjelle me mjegull keto fraza sepse ato bien mbi te.

Me shume se kaq edhe pse mund te kete mendime politike ai nuk mund ti thote sepse do ti duhej te perplasej me vetveten dhe qeverine e tij. A mund ta thote fjala vjen Basha frazen e Presidentit te Frances Nikola Sarkozi se ne demokraci ka edhe demonstrime te dhunshme per fat te keq por demokracia nuk e toleron perdorimin e plumbave te vertete Ky eshte nje koncept i fondamenteve te demokracise. Mendjet e lira ketu e bejne diferencen. Nuk e thote dot sepse do ti duhej te perballej me te vraret ne demonstraten e 21 janarit ne Tirane.

Kushtetutshmeria sundimi i ligjit decentralizmi - te gjitha keto jane tema te medha qe e tradhtojne ne zbatim anetarin e kabinetit Berisha Ministrin e tij te Brendshem. Por nuk jane vetem temat e lirise dhe demokracise qe tradhtojne. Jane edhe tekniket. Premtohet ajer i paster nderkohe qe kjo qeveri me agjencite e saj ligjzbatuese ne Ministrine e Brendshme te Financave dhe te Ekonomise jane pergjegjese per makroskandalin dhe makrokorrupsionin me naften Virgjinia si armike e mjedisit dhe e makinave te qytetareve.

Premtohet rritje e financimeve nderkohe qe nuk jepet asnje ide se nga do te vine parate ne kushtet e zotimit tjeter per shkurtimin e taksave. I vetmi burim konkret qe identifikohet eshte shkurtim i rrogave te punonjesve te bashkise. Sa jane keto punonjes ne cmase do tu ulet rroga sa do te jete perfitimi ne buxhetin bashkiak Pa dashur te jem paragjykues kam frike se edhe ne kete pike nuk ka llogari por thjesht nje qasje arkaike dhe populiste nga ato qe u ngrene mornica politikaneve me vizion liberal.

Zoti Basha nuk shpalosi dot nje vizion te hapur per lirite. Nuk e ka E ka humbur ne mjedisin etatist te qeverise Berisha Ka menduar edhe ai si shume e shume te tjere dje ne komunizem dhe sot ne demokraci se rruga me e mire per te bere karriere ne nje parti te mbyllur te dominuar teresisht nga nje njeri i vetem eshte te konformohesh te mos kuptohesh cfare mendimesh ke ti lesh mendimet te vdesin rendesi ka kjo Fakti eshte se ne diten peruruese se fushates se tij per bashkine e Tiranes Basha mungoi me mendimet e tij si politikan. Ka luk dhe paraqitje te mire. Ka nje te qeshur simpatike qe i ka bere pune PD-se ne fushaten e vitit 2005. Por mungesa e mendimeve te sistemuara te nje politikani eshte dicka qe me e pakta te ndalon buzeqeshjen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›