E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parcela me kanabis. Berat antidroga aksion ajror

Sektori i luftës kundër narkotikëve në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit kanë zhvilluar kontrolle nga ajri pas informacioneve për kultivimin të lëndëve narkotike në fshatrat e rrethit të Beratit.Pas rasteve në rritje të zbulimit të lëndëve narkotike sektori kundër drogës ka kërkuar ndihmën e ministrisë për zhvillimin e një aksioni nga ajri me qëllim zbulimin e parcelave që dyshohet se vazhdojnë të mbillen në shumë fshatra të këtij rrethi.

Aksioni nga ajri është zhvilluar mbi fshatrat malorë të beratit , ku vetëm gjatë këtij viti janë zbuluar qindra lëndë kanabis stativa të mbjella nga banorët e zonës.Në këtë aksion nga ajri kan marë pjesë drejtues së sektorit të anti drogës si dhe ekspertë të policisë.Në fshtrat Tërpan dhe Gjeroven janë fotografuar nga ajri disa parcela që dyshohet se janë mbjellë me kanabis stativa,ndërkohë që mësohet se do të jetë verifikimi i fotove në laboratorët e policisë që do të zbardhë dyshimet mbi kultivimin e lëndëve.

Tashmë, me zhvillimin e këtij aksioni nga ajri parashikohet që sektori i anti drogës të ketë një hartë të qartë të mirëpërcaktuar mbi dyshimet e kultivimit të lëndëve narkotike.

AS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›