Seria A starton te premten sezoni i ri

Sezoni i ri i Serisë A, pas shtyrjes për shkak të grevës së shoqatës së futbollistëve, starton të premten me sfidën hapëse, që nxjerr në fushë pikërisht kampionët në fuqi të Milan,përballë Lazios. Kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit kërkojnë të nisin mbrojtjen e titullit me një fitore në San Siro. Blerjet e reja të milanezëve Alberto Aquilani dhe Antonio Nocerino nuk janë stërvitur, pas impenjimit me përfaqësuesesn e Italisë,por duhet të jenë të gatshëm për Allegrin, në debutimin sezonal.
27 vjecari Aquilani, synon kthesën e karrierës, pas një periudhe të vështirë, në rradhët e Liverpool dhe Juventus, ndërsa për Nocerinon, ky është shansi më i mirë në karrierë për të bërë ngjitjen në kualitet. Allegri nuk ka asnjë problem me formacionin, që udhëhiqet nga Zlatan Ibrahimovic, pika e diamantit të ofensivës kuqezi, edhe pse do të mungojë Flamini. Në anën tjetër tekniku Edy Reja I beson një potenciali sulmues të formuar nga Cisse e Klose, të mbështetur nga Hernanes.
Dëmtimi i Canës e ka mbajtur mesfushorin shqiptar larg debutimit në Serinë A, të paktën në këtë javë. Pas ndeshjes hapëse të Serisë A, Milan do të udhëtojë drejt Spanjës,për tu përballur me kampionët e Europës të Barcelonës të martën, për startin e fazës së grupeve në Champions League.
Eno Skarço