E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi Nuk jam larguar nga Libia

Ish lideri i Libisë, Muamer Gadafi,i ka hedhur poshtë spekulimet se ai është larguar nga Libia drejt Nigerisë fqinje, duke i cilësuar deklarata të tilla, gënjeshtra. Në një lidhje me telefon me një televizion të njohur sirian, Arrai Oruba, ai tha se lajmet për largimin e tij në Nigeri, ishin pjesë e një “lufte psikologjike dhe gënjeshtra” ndërsa shprehu sërish përkushtimin për t’i shkaktuar disfatë NATO-s dhe “tradhtarëve”, që kanë “pushtuar vendin e tij”.

Njëherësh, Nigeria ka njoftuar se po e shqyrton çështjen se si të veprojë nëse Gadafi vendos të hyjë në këtë vend si refugjat. Nga ana tjetër, Pentagoni tha se nuk ka informacione që mbështesin një pistë të tillë. Zyrtarët nga Këshilli Tranzicional Kombëtar, që praktikisht është qeveri e përkohshme e Libisë, kanë bërë të ditur se kanë dërguar përfaqësues në Nigeri për të evituar që Gadafi, dhe mbështetës së tij ti shpëtojnë drejtësisë.

Të rinjtë janë gati të përshkallëzojnë rezistencën kundër “minjve” në Tripoli për të asgjesuar mercenarët deklaroi Gadafi në lidhjen telefonike që sipas televizionit sirian ishte kryer nga Libia. "Do ta mundim NATO-n pasi NATO-n nuk e duan libianët", shtoi ai. Ndërkohë në Bani valid luftimet vazhdojnë e bëhet e ditur se forcat antigadafi kanë arritur të avancojnë dhe 15 kilometra në bastionin e njohur të kolonelit të përmbysur.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›