E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paret dhe vitet qe na grabit Rama Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 30/08/2010 164400

Shqiptaret por ne menyre te vecante banoret e kryeqytetit po e vuajne ne shume forma qeverisjen e papergjegjshme ne nivel lokal te kryebashkiakut Rama

Shqiptaret por ne menyre te vecante banoret e kryeqytetit po e vuajne ne shume forma qeverisjen e papergjegjshme ne nivel lokal te kryebashkiakut Rama te cilat tashme nuk lidhen vetem me cenimin e nivelit te jeteses por edhe me shkurtimin fizik te vete jetes njerezore. Nje raport i Organizates Boterore te Shendetesise i publikuar jo me larg se para 2-3 ditesh sjell nje fakt mjaft trondites ne kete drejtim duke theksuar se cdo banor i kryeqytetit humbet deri ne 2 vite jete nga niveli i larte i ndotjes qe shkakton betonizimi dhe ndertimtaria pa kriter ne Tirane. Po te shohim te dhenat e deritanishme konfirmojme se niveli i ndotjes i matur nga dy stacionet e vendosura ne Tirane ketu ne institut dhe ne qender i tejkalon normat e percaktuara nga Bashkimi Evropian madje dhe limitet apo udhezimet e Organizates Boterore te Shendetesise vecanerisht per grimcat qe jane 20-30 per qind mbi normat e lejuara. Madje niveli i ndotjes eshte edhe me shume por ne nuk mund te interpretojme matjet pasi duhet nje kohe me e gjate per ti percaktuar ato - tha Michael Kryzoneski perfaqesues i OBSH-se ne vendin tone. Paralajmerimi i Organizates Boterore te Shendetesise vjen ne nje kohe kur kryebashkiaku Rama ne bashkepunim me sekseret e tij te njohur te ndertimit ne kryeqytet po pergatitet per te betonizuar me ndertesa 30-kateshe nje siperfaqe prej 130 mije metrash katrore duke cunguar hapesirat e gjelbra te se vetmes mushkeri qe ka qyteti i Tiranes ate te Kodrave te Liqenit Artificial. Deri para se sa te publikohej raporti ne fjale i OBSH-se politikane dhe deputete te ndryshem te mazhorances ne daljet e tyre publike i kane kerkuar Kryeministrit te vendit te nderhyje nepermjet autoritetit ligjor te KRRTRSH-se per te bllokuar kete projekt abuziv te nisur kryesisht nga pasojat korruptive te tij. Tashme qe konkretizimi i ketij projekti nuk na rrit me 20 per qind koston e jeteses por na shkurton edhe mbi 20 muaj vitet e jetes te shqetesuar nuk duhet te jene vetem pushtetaret por edhe qytetaret hellip pa dallim feje krahine e ideje. Te gjithe duhet te dime minimalisht se para sesa te jemi demokrate socialiste republikane apo balliste jemi se pari njerez te ekspozuar njelloj para rrezikut te jeteshkurtesise qe na kanoset nga grykesia ndertuese e Mister 20-perqindeshit sic kane filluar ta therrasin Ramen prej vitesh kundershtaret e tij politike. Nderkohe duhet te ndergjegjesohemi pa me te voglin firo per faktin qe llogaritjet e deritanishme te OBSH-se per shkurtimin deri ne 2 vite te jetes se kryeqytetasve bazohen vetem tek ndotja qe shkaktojne punimet pa kriter ne qender te Tiranes. Keshtu qe betonizimi i pjeseve te vecanta te Kodrave te Liqenit Artificial mund ta dyfishoje kete shifer. Por numri i viteve qe i shkurtohen jetes njerezore te cdo kryeqytetasi nuk kane shume rendesi perballe fenomenit te krijuar. Megjithese kjo eshte nje gje qe ska ndodhur ne ndonje vend tjeter te botes se qyteteruar edhe sikur nje minute te shkurtohet jeta e cdo shqiptari si pasoje e keqqeverisjes ne cdo nivel qofte ajo ngjarja nuk ka emer tjeter pervecse krim kunder njerezimit. Analiste dhe politikane te ndryshem me integritet jane shprehur shume here per natyren cnjerezore cekuilibruese e djallezore te Edvin Rames duke sjelle shembuj te shumte nga jeta e tij familjare e shoqerore por qe nuk jane vleresuar seriozisht nga nje pjese e mire e qytetareve shqiptare per shkak se mbeshtetesit e tij u kane dhene ngjyre politike ketyre akuzave. Gjithashtu jo pak ka ndikuar ne kete drejtim edhe imuniteti tradicional qe ka trasheguar Partia Socialiste prej ish-Partise Komuniste per ta mbajtur te paster figuren e udheheqesit kryesor edhe kur ajo eshte e perlyer me lloj-lloj vesesh e mekatesh. Vetem nje social-komunist i kesaj prerjeje mund ti dale ne mbrojtje Edvin Rames duke i quajtur si ceshtje personale akuzat e tij monstruoze ndaj ish-bashkeshortes babait nenes e femijes se tij fotot nudo ne plazhet publike te Frances sjelljet e tij kafsherore ndaj ish-te dashurave prirjet seksuale veprimet droguese e keshtu me radhe nderkohe qe ka mbi 12 vjet ne poste te ndryshme drejtuese ne pritje per tu bere kryeminister i vendit ne rast fitoreje te zgjedhjeve parlamentare nga Partia Socialiste. Kjo kategori njerezish te enverizuar deri ne palce do te thosha nuk pritet te ndryshojne qendrim as tani pas publikimit te raportit te OBSH-se per ndikimin e ndotjes te kryeqytetit ne shkurtimin me afro 2 vite te jetes se banoreve te tij pasi ata e japin jeten si me le edhe per Edvinin sic benin eterit e tyre per Enverin. E rendesishme eshte qe te reagoje shumica e qytetareve te Tiranes e cila nuk ka qene e tille per tri legjislaturat e kaluara te zgjedhjeve lokale duke i dhene mandatin e kryebashkiakut Edin Rames megjithese faktet denoncuese per perfitimin e 20 per qind te vleres se lejeve te ndertimit nuk kane munguar asnjehere. Nese deri tani nuk u jane dhimbsur leket nuk besoje se ne te njejten menyre nuk do tu dhimbset as jeta. Cdokush duhet ta dije se me jeten nuk mund te abuzohet si me leket pasi ndryshe nga keto te fundit jeta nuk eshte e fituar por e dhuruar nga i Madhi Zot. Te pakten tia leme tokes e te mos ia prezantojme edhe qiellit mekatet tona social-komuniste. Ne kete kuader nuk do te ishte i tepert zhvillimi i nje referendumi lokal per projektin e ndertimit te Rames tek Kodrat e Liqenit Artificial i cili do te shenonte dhe fundin politik te ketij vampiri tash e tutje jo me vetem hellip prej betonihellip por edhe hellip prej verteti.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›