E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen nga Londra grabitesi i fugoneve

Artan Cena

TIRANE - Tre te denuar ne Shqiperi, jane ekstraduar gjate dites se djeshme, nga Italia dhe Anglia. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shtetit. Keta te fundit thane se, ne pranga nga Londra eshte sjelle Asim Murtati 31 vjec, ndersa nga Roma, Sokol Methoxha dhe Roland Maci. Sipas policise, Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana, si rezultat i bashkepunimit dhe shkembimit te informacionit me Interpol Romen dhe Interpol Londren, beri te mundur ekstradimin e tre personave shqiptare te shpallur ne kerkim nderkombetar.

Gjate nates, duke u gdhire dita e djeshme, Interpol Tirana, ka bere ekstradimin nga Londra, (Angli) te shqiptarit Asim Murtati, 31 vjec, nga Kukesi. Sipas policise, Murtati ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Kukesit, me vendim te dates 3 nentor 1998, e ka denuar me 11 vjet burgim, nen akuzen e "vjedhjes me arme ne bashkepunim". Sipas policise, Asim Murtati me daten 18 nentor 1997, ne bashkepunim me Shpend Murtatin, Agron Cubin dhe Kismet Mujen, duke qene te maskuar dhe nen perdorimin e armeve te zjarrit, i kane zene prite nje makine transporti njerezish dhe pasi kane kercenuar udhetaret me arme, i kane grabitur ato. Prangosja e tij, eshte bere ne 1 tetor te vitit 2007, me qellim ekstradimi i tij ne Shqiperi.

Po dje, rreth ores 13:30, Interpoli ka sjelle me pranga ne duar nga Roma, dy shqiptare te kerkuar, perkatesisht, Sokol Met'hoxhen, 39 vjec, nga Skrapari dhe Roland Macin, 38 vjec nga Vlora. Met'hoxha eshte denuar nga Gjykata e Skraparit ne 24 dhjetor 2004 e ka deklaruar fajtor per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit", me 3 vjet e 4 muaj burgim. Nderkohe qe, Roland Maci, 38 vjec, eshte denuar nga Gjykata e Vlores ne 12 shtator 2002, me 6 vjet burgim per vepren penale "mbajtje se substancave narkotike". Arrestimet dhe ekstradimet sipas Policise se Shtetit, jane bere si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen e Interpol Londren eshte bere i mundur ekstradimi i ketyre personave dhe sjellja ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›