E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i Berishes: Ligji, perkthyer gabim

Vetem pak ore pas publikimit te kritikave te forta te Keshillit te Europes ndaj ligjit te lustracionit, kryeministri Berisha ne nje konference per shtyp u pa qarte se e kishte lexuar mire kete deklarate te Terri Dejvis, por e kishte kuptuar pak me ndryshe nga te tjeret.

“Une pranoj se ka nje kufizim te te drejtave, por ligji eshte me afat. Eshte vazhdimi i nje procesi te anuluar. Ca kane me shume Rumania e Cekia? Te gjitha ligjet e lustracionit kane te bejne me ata qe jane ne detyre”, ka pohuar Berisha.

E vetmja pike ku kryeministri i dha te drejte Terri Dejvis ishte pika me pak e permendur ne debatin publik, ajo e kufizimit te kandidimit politik te personave te gjetur te papaster nga ligji.

“A do ishin me shume se 3% e shqiptareve qe do pranonin qe ministri dhe deputeti te kishin qene bashkepunetore? Kush te doje ta beje me referendum kete”, ka deklaruar Berisha.

Por tani qe perspektiva e dergimit te ligjit per lustracionin ne Gjykate Kushtetuese nuk eshte me e larget, kryeministri nuk ka fshehur indirekt shqetesimin se ceshtja mund te gjykohet nga anetare te kesaj gjykate, qe mund te preken vete nga ky ligj.

Ndaj dhe ai ka leshuar nje paralajmerim te ashper ne drejtim te tyre. “Ne nuk mund te imagjinojme te paimagjinushmen. Ne po zbatojme nje parim universal, jo tonin”, ka shtuar Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›