Parid Xhihani, tjetër "gol" Ari HanitIsh-kapiteni i Besës realizoi golin e tij të tetë sezonal në kampionat (19 ndeshje të aktivizuara), duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit te tij e njëherësh legjionari me më shumë gola në këtë sezon në k

Parid Xhihani i dha një tjetër sinjal të fortë trajnerit të Kombëtares, Ari Han, përpara se holandezi të nisë “turin e tij vëzhgues” në Ukrainë gjatë muajit mars në kuadër të njohjes më të mirë të lojtarëve shqiptarë që luajnë në kampionatet e ndryshme evropiane para se të publikojë listën për ndeshjen e rëndësishme të Shqipërisë me Hungarinë, më 28 mars.
Sulmuesi kavajas 25-vjeçar, i cili luan me Zorjan Lugansk në kampionatin ukrainas, shënoi golin e vetëm në humbjen 2-1 të skuadrës së tij në transfertën me Metalurg Zaporezhje, që nga ana e saj fitoi me një gol në minutën e 94-t.
Ish-kapiteni i Besës realizoi golin e tij të tetë sezonal në kampionat (19 ndeshje të aktivizuara), duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit te tij e njëherësh legjionari me më shumë gola në këtë sezon në kampionatet evropiane.
Po në kampionatin ukrainas, të premten Kribvasi i “tre shqiptarëve”, portieri Isli Hidi, kapiteni Ervin Bylykbashi e mesfushorit Ervin Bulku barazoi në transfertë 1-1 me Metalurg Donjeck.
Vorskla Poltava e “tre kosovarëve” Debatik Curri, Armend Dallu e Ahmed Januzi fitoi 1-0 në shtëpi me Tavrian. Sipas faqes zyrtare të Premier Ligës ukrainase, Curri e Dallku nuk ishin as në 18-she, ndërsa Januzi qëndroi gjatë gjithë kohës në bankinë.
Tetë golat e Parid Xhihanit
Zorja-Iliçieviç 2-1 (1)
Shahktar-Zorja 3-1 (1)
Kharkiv-Zorja 2-3 (1)
Zorja-Krivbas 1-2 (1)
Çornomorets-Zorja 1-3 (2)
Arsenal-Zorja 1-1 (1)
Metalurg Z-Zorja 2-1 (1)
E Shtune, 28 Shkurt 2009