Arrestohet 29-vjecari ne kerkim plagosi bashkefshatarin

Policia e Pukes ka vene ne pranga diten e djeshme nje 39-vjecar i cili ishte shpallur ne kerkim per vrasje me dashje te mbetur ne tentative. Sipas burimeve policore behet e ditur se arrestimi i Prenge Ndreces u be pasi me daten 30 gusht ne fshatin Kaftall te komunes Qerret te rrethit Puke ka qelluar me arme zjarri per motive te dobeta bashkefshatarin e tij Gjon P. 41 vjec i cili ka mbetur i plagosur lehte ne krahe. Operacioni per arrestimin e te dyshuarit u be pas informacioneve te marra ne rruge operative dhe hetimeve nga forcat e rendit. Pas arrestimit te dyshuarit iu gjeten dhe iu sekuestruan nje arme zjarri tip pistolete model 54 dhe 7 fisheke. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.