Të rinj për tre grosh
Të rinjtë e teatrit prej një muaji kanë hyrë në një sfidë qoftë profesionale, ashtu edhe mbijetese. Ndërsa e kanë shumë të vështirë të ndajnë çka i intrigon më shumë në skenë me atë çfarë ngjet në jetën teatrore të vendit. Vërejtja ka qenë me vend, që këtë kontingjent të ri që aspiron të “revolucionarizojë” teatrin e traditës, të mos e shohim si të ishin të rriturit e teatrit. Ajo që i bashkoi të gjithë në një mendje ka qenë buxheti i pamjaftueshëm për të vënë një vepër në skenë, si dhe publiku i pakët që ndoqi shfaqjet, që në të shumtën kanë qenë ftesa miqsh
Të rinj për tre grosh
Suela Furriku
Të rinjtë e teatrit prej një muaji kanë hyrë në një sfidë qoftë profesionale, ashtu edhe mbijetese. Ndërsa e kanë shumë të vështirë të ndajnë çka i intrigon më shumë në skenë me atë çfarë ngjet në jetën teatrore të vendit. Vërejtja ka qenë me vend, që këtë kontingjent të ri që aspiron të “revolucionarizojë” teatrin e traditës, të mos e shohim si të ishin të rriturit e teatrit. Të mos i marrim si “njerëz” që kanë konsoliduar përvojën në teatër. Atëherë në këtë kontekst, dje në takimin modest midis të rinjve për shfaqjet e vëna deri tani, është dashur të sqarohen më shumë çështje të mbërritjes së teatrit në skenë, si organizim dhe shumë më pak të flitet mbi ndonjë argument regjisorial. Ajo që i bashkoi të gjithë në një mendje ka qenë buxheti i pamjaftueshëm për të vënë një vepër në skenë si dhe publiku i pakët që ndoqi shfaqjet, që në të shumtën kanë qenë ftesa miqsh.
Megjithatë, ata respektojnë shumën e akorduar, ku mes vështirësive tregojnë se ia kanë dalë mbanë. Në fakt dje ka qenë më shumë një ballafaqim i të rinjve me njëri-tjetrin, duke prekur një sërë tematikash, me të cilat janë ndeshur gjatë gjithë punës së tyre si regjisorë të rinj.
Në këtë panel morën pjesë regjisorë, aktorë, skenografë etj., të cilët diskutuan mbi problematikat që i kanë shoqëruar të rinjtë gjatë këtij edicioni, risitë që kanë sjellë, apo impaktin mbi audiencën. Moderatori i këtij diskutimi, Andonis Filipi, duke bërë një krahasim në retrospektivë mes katër edicionet e tjera të kaluara të festivalit të të rinjve, e cilëson këtë aktivitet më të arrirë. “Festivali i të rinjve ka pasur një pjesëmarrje më të gjerë në krahasim me edicionet e tjera që kemi lënë pas. Këtë vit ai është më i mirë dhe i arrirë në shkallën e organizimit”, - shprehet moderatori, duke i parashtruar mjetet që ka vënë në dispozicion Teatri Kombëtar dhe promocionin më të mirë si disa nga faktorët më të fortë që kanë ndikuar në ecurinë e këtij edicioni.
Një element shumë i diskutuar në tavolinën e rrumbullakët gjatë ditës së djeshme ishte edhe mbështetja financiare, ku në varësi të tyre, regjisorët e rinj treguan gjerësisht vështirësitë që kanë ndeshur në procesin e tyre të punës e deri më dje. “Shuma e akorduar nga Ministria e Kulturës nuk ishte e mjaftueshme, sigurisht, por edhe me aq sa na është ofruar kemi gjetur mënyrën e zgjidhjes. Kemi ndeshur vështirësi, por mund të them se ia kemi dalë. Vështirësitë i kishim parashikuar përderisa ne ishim të vetëdijshëm për buxhetin e akorduar. Pavarësisht kësaj, jam munduar të bëj diçka të thjeshtë edhe me aq para sa kisha në dispozicion”, - shprehet regjisorja e një prej shfaqjeve konkurruese në këtë edicion, “Over There”, Julia Sinani. Një regjisore që aspiron teatrin imagjinar, që merr simbolikën teatrore për të shënuar një nga ëndrrat filozofike, për të kuptuar qenien përmes imagjinares, dëshirën për të mbërritur në një realitet paqësor, që mund të përputhet me shpirtin, a parajsën. “Vepra i takon teatrit imagjinar, një gjini e pa lëvruar në teatrin shqiptar dhe mesazhi i veprës është që njeriu duhet të jetë i kënaqur me gjërat që ka”, - tha Sinani, duke shtuar se “duke qenë një zhanër i palëvruar më parë as në Akademinë e Arteve, mund ta konsideroj si një teatër që nuk e njihja. Këtë mund ta cilësoj si një ndër vështirësitë që kam ndeshur gjatë kësaj periudhe, pasi për ta sjellë atë në një formë të mirë, kemi përdorur vetëm mënyra autodidakte”. Ndërsa regjisori Irvin Muçaj, i cili solli në skenën e Teatrit Kombëtar dramën “Pluhuri mbi parvaz”, shkruar nga Astrit Cani, tha se kjo pjesë solli në vëmendje dramën e përjetuar nga personazhi kryesor, boshllëku që e shoqëron në nivel shpirtëror dhe jetësor që shumë gjëra nuk i gjen më në vendin e tij. Ai tregon se ka zgjedhur një dramaturg shqiptar për faktin se nuk ka preferuar të fshihet pas një emri shumë të njohur ndërkombëtar. “Jam munduar të shoh më larg. Nëpërmjet këtij dramaturgu shqiptar jam përpjekur të flas më shumë se teksti dhe të kishte një sërë elementesh të njohura të regjisurës”, - thotë regjisori Muçaj, duke shtuar se disa nga peripecitë me të cilat është përballur ka qenë influenca e kinemasë, meqenëse për të është hera e parë që vë një vepër teatrore në skenë, si dhe probleme të ndryshme teknike. Ndërkohë që regjisori i shfaqjes “Kthesa” me autor Tanket Dorst, Mikel Kalemi shprehet se “ne jemi të varur nga politika e teatrit. Në projektet e mia të parashikuara ishte edhe pjesëmarrja në këtë edicion dhe mbështetja financiare që kam mundur të marr e kam shfrytëzuar si një pjesë plotësuese të shumës që kisha llogaritur në strukturimin e kësaj shfaqjeje”. Aktori i po kësaj shfaqjeje, Saimir Braho, ka kundërshtuar mendimin kritik të festivalit të të rinjve, për ta thjeshtëzuar atë në një këndvështrim më perspektiv. Por nga ana tjetër, ai shprehet shumë i kënaqur me mbështetjen materiale që ka marrë nga Ministria e Kulturës, pasi në plan të parë vë dëshirën për të vënë në skenë një shfaqje, ndërkohë që për Brahon një aktivitet i tillë, sado i kushtueshëm të jetë, mund të konkretizohet qoftë edhe me një milion lekë të vjetra.
Pesë projektet teatrore startuan mbrëmjen e së hënës me veprën “Pluhuri mbi parvaz” të regjisorit Irvin Muçaj, për të vazhduar mbrëmë me “Over there” të Julia Sinanit, ndërsa në datën 22 nëntor do të jetë nata e shpalljes së çmimeve për shfaqjen, regjisorin dhe aktorin më të mirë. Regjisorja Julia Sinani, u paraqit me veprën “Over there”, shkruar nga rumuni Duru Motok. Edicioni i katërt i “Festivalit Teatror të të Rinjve 2008” mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pesë regjisorët e rinj dhe shfaqjet e tyre do vlerësohen në datën 22 nëntor nga një juri profesioniste me çmimet “Shfaqja më e mirë”, “Regjisori më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”.