Thashethemet, Martin e Paltrow ne krize

Mungesa e Gwyneth Paltrow ne koncertin e te shoqit, Chris Martin, ne nje turne me grupin “Coldplay”, ka shtuar zerat per nje krize te mundshme te ciftit.
Edhe pse asnjeri prej tyre nuk konfirmon problemet, Gwyneth dhe Chris po shihen gjithnje e me pak prane njeri-tjetrit. Aktorja ne fakt i pergenjeshtroi disa kohe me pare zerat per nje krize ne marredheniet mes tyre, por po kalon me shume kohe prane mikut te saj, Jeff Soffer, milioner dhe pronar i Fontainebleau Resorts.
Ne vend qe te shkonte me te shoqin, aktorja ka preferuar te jete e pranishme ne sfilaten qe Victoria Secret organizoi ne Miami.
Agjenti i Chris Martin nuk ka bere asnje koment rreth thashethemeve, ndersa ai i aktores theksoi se Jeff Soffer eshte vetem nje mik i saj.