Paris SG paguan 63 milione euro per Kavanin

Pritet vetëm zyrtarizimi, por transferimi I Edison Kavanit te Paris Sent Zhërmen është çështje e mbyllur.
Klubi francez i ka dhënë fund një prej “telenovelave” më të gjata të merkatos, duke shënuar në të njëjtën kohë një nga transferimet më të bujshme të verës.
Palët kanë rënnë dakord sa I përket shifrave, ndërsa gjatë fundjavës do të vijë edhe firma e sulmuesit në kontratën e re.
Paris Sent Zhërmen mundi në garën për të marrë shërbimet e Edison Kavanit, Çelsin dhe Realin e Madridit.
Bisedimet avancuan në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, duke patur një fund të lumtur për klubin francez dhe përfaqësuesëve të futbollistit.
Edhe shifrat e këtij akordi janë në të njëjtin nivel të zhurmës që shkaktoi në merkato Edison Kavani.
Paris Sent Zhërmen do të paguajë 63 milionë euro, aq sa edhe klauzola që mbante të lidhur sulmuesin uruguajan me Napolin. Ky tranferim hyn në histori si një nga më të kushtueshmit në futbollin botëror. Më saktë I pesti në radhë, pas atij të Kristiano Ronaldo, Zinedin Zidan, Zlatan Ibrahimovic dhe Rikardo Kaka.
Napoli mund të jetë i lumtur pasi ka marrë atë që donte nga kartoni I futbollistit. I lumtur mund të jetë edhe Kavani. Nga kontrata e re me klubin francez, sulmuesi do të fitojë 10 milionë euro në sezon.