Paris do te perkujtohet 11 shtatori

Përgatitjet për përkujtimin e 10 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit kanë përfshirë edhe Parisin, Në kryeqytetin francez, kopjet e kullave binjake sic ishin përpara sulmit, do të ngrihen për ceremonitë përkujtimore, përballë kullës Eifel.
Ato do të jenë 10 kate të larta dhe pritet të jenë në qendër të ceremonive përkujtimore, nën moton “Francezët nuk do harrojnë kurrë”. Ceremonia pritet të nisë në momentin e saktë kur kulla e parë në Nju Jork u godit nga avioni i rrëmbyer prej terroristëve, e mbi të do shfaqen emrat e atyre që humbën jetën. Ndërsa kulla e dytë do të shërbejë për të shfaqur mesazhet e mbështetjes që erdhën pas ngjarjes. Ambasadori amerikan në Francë dhe kryebashkiaku i Parisit do të marrin pjesë në përkujtimoren e 11 shtatorit.
Juli Prifti