Kriza e borxheve Merkel propozon ndryshime ne BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ripropozoi idenë e ndryshimeve në Traktatin e Bashkimit Europian në mënyrë që të forcojë bashkëpunimin e domosdoshëm për krizën e borxheve. Duke folur nga podiumi i një simpoziumi në Berlin, Merkel saktësoi se kur bota ndryshon, patjetër edhe bashkime të tilla si BE duhet të ndërmarrin ndryshimet e tyre.
Mënyra dhe thelbi i ndryshimeve, sipas saj, do të duan diskutime, por ato do të limitohen Brenda kornizave kushtetuese të shteteve anëtare. Por, në lojë ndodhet monedha e përbashkët, euro, ndaj, garantoi Merkel, sa më shumë bashkëpunim mes shteteve aq më mirë do të përballojë euro krizën aktuale të borxheve.
Juli Prifti