Protesta në Kajro, egjiptianët sulmojnë ambasadën izraelite
Qindra protestues egjiptian janë përleshur me policinë, përpara ambasadës izrealite në Kajro. Zinxhira policore kanë hedhur gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e cila është mbledhur sërish duke hedhur gurë, sende të forta dhe bomba me lëndë djegëse drejt forcave policiore dhe më pas drejt Ambasadës. Protestuesit arritët të hynin në Ambasadë ndërsa personeli i kësaj të fundit së bashku me ambasadorin, janë larguar nga ndërtesa. I dërguari i Tel Aviv, sipas njoftimeve më pas është larguar nga vendi së bashku me familjen e tij, ndërsa sipas agjensisë Reuters, diplomatët e tjerë kanë qëndruar në Kajro. Protestat nisën menjëherë pas së Premtes së Lutjes, kur persona të shumtë mbushën shehin Tarhir në Kajro për të kërkuar reforma të shpejta pas rrëzimit të regjimit të presidentti Hosni Mubarak. Më pas qindra persona u drejtuan për në Ambasadën Izraelite, duke hedhur mbi të sende të forta dhe prishur murin rrethues të kësaj ambasade, deisa një grup prej 30 personash, thyen dritaret dhe nxirrnin nga institucioni dokumetat.
Në vend të flamurit izraelit, në Ambasadë valëvitej flamuri egjiptian. Sipas policisë egjiptine reth 400 persona mbetën të plagosur nga protestat. SHBA i kërkoi Egjiptit që të mbrojë Ambasadën izraelite, pasi kjo i fundit kërkoi ndihmë tek Barak Obama. Presidenti amerikan i ka bërë thirrje Egjiptit që të nderojë një detyrim ndërkombëtar dhe të mbrojë këto misione të huaja në vend. Pas këtij apeli, kryeministri egjiptian Essam Sharaf, ka mbledhur kabinetin duke urdhëruar ministrin e brendshëm që të vërë alarm të gjithë forcat policore.
Këto incidente janë pjesë e një përshkallëzimi të tensioneve mes Izraelit dhe Egjiptit. Paqja e tyre 30 vjeçare është duke testuar pas detyrimit ndërkombëtar që kishte ish- lideri Hosni Mubarak për të ruajtuar këtë paqe. Marrëdhëniet gjatë kohës së Mubarak, kanë qënë të qëndrueshme dhe të qeta.