Blindohet Selaniku Papandreu fjalim mes protestash

Kryeministri grek, Jorgos Papndreu i drejtohet në mbrëmje popullit grek me një mesazh nga qyteti I Selanikut, e që transmetohet nga televizioni kombëtar. Papandreu kërkon të ulë trysninë e kundërshtive popullore ndaj planit të kursimeve dhe shkurtimeve në buxhet nga ana e Qeverisë së tij, në një kohë që Greqia përballet me përkeqësim të recesionit trevjecar të ekonomisë së saj.
Në pritje të kreut të Qeverisë, protestat kanë nisur në qytetin e Selanikut, ku Papandreu do të mbajë fjalimin. Këtë vit, ai e anuloi pjesëmarrjen në inagurimin e një panair tregtar, sic ka qenë tradita, dhe mjaftohet vetëm me fjalimin përpara kombit dhe një konferencë shtypi, të dielën. Rreth 4,500 forca policie janë vendosur tashmë në qytet, për të mbajtur rregullin ndërsa Selaniku zien nga protestat e sindikatave, studentëve e shoferëve të taksive.
Fjalimi i përvitshëm kryeministror në Selanik ka qenë skenë e shpërthimit të zemërimit të punëtorëve dhe qytetarëve grekë ndaj vështirësive ekonomike, disa herë protestat kanë qenë edhe të dhunshme. Këtë Vit, të paktën gjashtë protesta planifikohen në qytet e për të mbajtur rendin, edhe masat e sigurisë janë të larta. Policia thotë se do të ketë tolerancë zero ndaj cdo shfaqje dhune. Trafiku rreth qendrës ku mbahet panairi Tregtar është mbyllur, dhe janë larguar makinat e parkuara dhe koshat e plehrave që proetstuesit të mos kenë mundësi tu vënë zjarrin.
Juli Prifti