E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajro protesta antiizraelite sulmohet ambasada

Kajro shpalli gjendjen e gatishmërisë pas sulmit mbi ambasadën izrealite, ku mbetën të plagosur më shumë se 500 persona, dhe që detyroi ambasadorin izraelit të largohej me shpejtësi drejt Tel Avivit. Sic raporton agjencia shtetërore e lajmeve MENA, përleshje të ashpra janë regjistruar duke u gdhirë e shtuna, në zonën përreth ambasadës izrealite. Ndërkohë, zyrtarët  konfirmojnë tërheqjen e të gjitha stafit diplomatik dhe familjeve të tyre nga Egjipti.

Ndenjat Antiizraelite u shtuan në Egjipt, pas incidentit në kufi ku u vranë pesë policë egjiptianë, dhe kjo u duk qartë kur protetsuesit sulmuan ambasadën izraelite në kajro.

Trazirat nisën pas faljes së madhe, kur mijëra qytetarë u grumbulluan në sheshin Tahrir për të këkruar reforma më të shpejta politike në vend. Prej andej, disa qindra prej tyre marshuan drejt ambasadës së Izraelit. Ata arritën të thyejnë murin e sigurisë përreth ndërtesës dhe një grup prej 30 personash hyri Brenda, duke hedhur dokumentet zyrtare nga dritaret.

Ambasadori izraelit u largua nga Egjipti drjet vendit të tij. Gjashtë anëtarë të stafit të ambasadës u bllokuan në ndërtesë dhe u desh ndërhyrja e trupave komando për ti shpëtuar. Zyrtarët izrealitë e përshkruan incidentin si një goditje serioze ndaj paqes midis dy shteteve. Egjipti dhe Jordania janë vendet e vetme në Lindjen e Mesme që kanë nënshkruar tractate paqeje me shtetin hebraik. Kjo është hera e dytë që ambasada në Kajro sulmohet pas incidentit të 19 gushtit, për shkak të të cilit Egjipti tërhoqi përkohësisht edhe mabasadorin e vet në Tel Aviv.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›