Paris greva kyc pikat e benzines
Rreth 1500 stacione benzine ne France i kane mbaruar te gjitha rezervat dhe furnizimin e tyre per shkak te greves qe ende vazhdon te punonjesve te rafinerive te naftes ne France. Punonjesit e rafinerive dhe te sektoreve te tjere publike jane duke protestuar kunder reformave te qeverise per te bere ndryshime te medha ne sistemin e pensioneve ne vend. Qeveria franceze eshte duke i marre keto masa per te ulur deficitin e larte te buxhetit. Presidenti Sarkozi nderkohe qe eshte edhe iniciatori i ndryshimeve te tilla i ka bere thirrje qeverise qe te merret me sigurimin e furnizimeve te stacioneve me rezervat e shtetit. Kompania e naftes Exxon Mobil e ka konsideruar situaten si kritike. Gjithsej ne France jane prekur nga kjo greve 12 mije stacione karburantesh. Por sipas disa burimeve te gjithe ata qe do te kerkojne furnizimin me karburant ne Paris apo rrethinat e tij do te hasin shume veshtiresi. Probleme te medha me furnizimin me karburant do te kene edhe ne veri te Frances dhe ky vend po sipas disa burimeve ka filluar qe te kete akses te rezervat e veta. Punonjesit kane braktisur punen ne 12 rafinerite e medha te vendit qe prej nje jave dhe si pasoje pjesa me e madhe e industrise nuk funksionon dot ne keto kushte dhe heret a vone nese greva do te vazhdoje do te ndihet nevoja e perdorimit te rezervave.
Frika nga nje mundesi e tille e ka shtuar fundjaven e kaluar me 505 blerjen e karburanteve. Shume biznese kane deklaruar se nese situata do te vazhdoje ne keto kushte atehere ato kane karburant edhe per dy deri ne tri dite. Edhe sot eshte parashikuar vazhdimi i greves se punonjesve te rafinerive te karburanteve dhe kjo nje dite para votes se parashikuar nga Senati francez per ligjin e siperpermendur dhe te shumediskutuar. Nderkohe ka filluar nderprerja ne mase e fluturimeve ne aeroportet e Parisit dhe dita e sotme sipas parashikimeve do te jete edhe me e veshtire. Nje numer protestash masive jane parashikuar ne qytete te ndryshme te Frances dhe pritet qe si pasoje te kete crregullime dhe ne transportin publik te vendit dhe ne shkolla. Te henen ka pasur demonstrata ne 261 shkolla. Ne periferite e Parisit ka pasur dhe perleshje me policine nga ana e studenteve. Keta te fundit i kane vene zjarrin edhe disa makinave.
Presidenti Sarkozi i cili nuk ka ndermend qe te terhiqet nga miratimi i ndryshimeve ne sistemin e pensioneve i ka kerkuar qeverise qe te merret me furnizimin e industrise permes rezervave te shtetit edhe nese situata do te vazhdoje qe te jete e trazuar. Nderkohe Kryeministri i vendit ka deklaruar se ai dhe qeveria e tij nuk do te lejojne qe greva te preke rezervat e shtetit.