E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompani e sigurt? Austriakët e Lotarisë Kombëtare të vetmin investim jashtë vendit e kanë në Bashkortostan të Rusisë

Share

Po përflitet shumë se Lotaritë Austriake do jetë kompania që do të fitojë tenderin e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri, ku garon me kompaninë italiane Lottomatica.

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode po u thonë shqiptarëve se nuk u interesojnë paratë, po siguria e kompanisë. Ta mendosh se janë këta dy persona qesharakë që thoshin se nuk na intereson siguria e kompanisë për ndërtimin e interkonjeksionit me Kosovën, ku siguria është themelore.

Por e kalojmë këtë dhe flasim për kompaninë austriake. Gazeta ekonomike austriake WirtschaftsBlatt, duke shkruar për këtë çështje, na zbulon se Lotaritë Austriake paskan në fakt vetëm një prani jashtë vendit dhe ajo qenka në republikën ruse të Bashkortostanit. Dhe tani synojnë të hyjnë në Shqipëri. Kurse kompania greke Intralot, që u ankua për tenderin, ka prani në mbi 50 vende dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Po ashtu ata kanë mbi 5 mijë punonjës. Kurse austriakët bëjnë me dije se kanë rreth 400 punonjës. Kaq i ka një firmë bastesh sportive në Shqipëri. Por është kompani e sigurt, kot nuk ka shkuar vetëm në Bashkortostan. Apo jo zoti Bode?

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›