E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e doganave takim me biznesin për ligjin e akcizave

Tashmë prodhuesit e pijeve alkolike nuk do të parapaguajnë akcizën me anë të pullës fiskale por vetëm pasi produktet të jenë hedhur në treg për konsum.

Kjo u deklarua në takimin e organizuar prej drejtorisë së Doganave me biznesin për prezantimin e legjislacionit të ri për mënyrën dhe pagesën e akcizës për pijet alkolike. Ervina Domi drejtoresha juridike në këtë institucion prezantoi disa nga risitë e projektligjit i cili hyn në fuqi në 1 tetor.
 

Drejtori i Përgjithshëm i doganave Flamur Gjymishka u shpreh se do të vendosen sanksione të rrepta nëse nuk zbatohet ligji.
Qëllimi i takimit, ishte informimi i kësaj kategorie biznesi mbi legjislacionin e ri, si dhe informimi mbi mënyrën e aplikimit, detajet dhe detyrimet e operatorëve ekonomik të akcizës. Produktet që do të përjashtohen nga akciza do të jenë rakia e prodhuar për konsum vetiak deri në 100 litra dhe vera deri në 200 litra.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›