Tatuazhet me gjilpëra të përdorura. Tatuazhisti: Ta hajë kush ta hajë
Pajtim Bebo, një tatuazhist në kryeqytet, gjatë një interviste është shprehur se gjilpërat e përdoruara prej tij, blihen dhe vihen në punë sërish nga të tjerët, edhe pse ato duhet të jenë me një përdorim.
“Ta hajë kush ta hajë”, shprehet ai, ndërsa kjo do të thotë ekspozim i hapur ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme.
I shprehet se njeh tatuzhistë të tjerë.
Po. Është njëri që nuk është piktor, po punon me letër karboni dhe i bën. Është edhe njëri afër spitalit të fëmijëve. Ai vjen tek unë i merr gjilpërat e përdorura, shprehet ai teksa shton: Po, kush ta hajë ta hajë. Ashtu e ha Sidën kur të duash, sepse kjo ka kontakt me gjakun. Po ata nuk e kanë problem, shprehet ai për GSH./A.Xh