Bashkia e Tiranës, afat për lirimin e trotuareve

“Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, tha zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha.
Sipas saj, Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Në fund të deklaratës, ajo tha se nëse nuk do të respektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze. /S.Ll/Start/
2011-09-19 16:55