Regjistrimet për provimin e italishtes deri më 23 janar
06/01/2011 Studimet në Itali
Nxënësit që duan të vijojnë studimet e larta në një nga universitete italiane kanë ende kohë që të regjistrohen për dhënien e provimit mbi njohuritë e gjuhës. Kështu përveç raundit të parë të provimit, që u zhvilluar në muajin nëntor, kandidatët do të mund të paraqiten sërish për të dhënë provimin e gjuhës italiane në muajin mars. Për t’u pranuar në këtë provim ata duhet të regjistrohen detyrimisht në programin e pranimit. Konkretisht, ata duhet të regjistrohen pranë Institutit Italian të Kulturës në kryeqytet. Afati i fundit i përcaktuar për fazën e regjistrimeve është data 23 janar 2010. Një ndër kushtet që nxënësit duhet të plotësojnë për t’u pranuar në universitet italiane është edhe dhënia e provimeve të maturës dhe marrja e diplomës së maturës. Këta të fundit duhet të marrin nota kaluese në provimet e maturës, në të kundërt nuk do të klasifikohen për ndjekjen e procedurës së mëtejshme për ndjekjen e studimeve të larta në Itali nëpërmjet programit të bursave. Megjithatë, një ndër kushtet bazë që aplikuesit duhet të përmbushin është marrja e notës kualifikuese në provimin e gjuhës italiane.
Dokumentet
Dosja që duhet të paraqitet për studimet e doktoraturës:
Kërkesë e kandidatit.
Certifikatë lindjeje dhe familjare.
Kopje të pasaportës.
Vërtetim i qendrës së banimit.
Vërtetim i qendrës së punës (kur është në marrëdhënie pune).
CV e hollësishme në formë tabelare, ku të shpjegohet dhe dokumentohet ecuria profesionale e kandidatit.
Deklaratë e të ardhurave personale, e shoqëruar me vërtetimin përkatës.
Diplomë e noterizuar e studimeve të ciklit të parë dhe të dytë së bashku me aneksin e studimeve.
Vërtetimin ose letrën e pranimit, ku të përcaktohen supervizorët pritës të institucionit të arsimit të lartë ku do të bëhet regjistrimi
Deklaratën e udhëheqësit ose bashkudhëheqësit të institucionit të arsimit të lartë të huaj ku do të pranohet kandidati, si dhe llojet e shpenzimeve që universiteti pritës merr përsipër.
CV-ja dhe lista e botimeve të udhëheqësit ose bashkudhëheqësit të institucionit të arsimit të lartë të huaj.
Një parashikim i kostos së studimeve, ku të hartohet një buxhet i detajuar sipas të gjitha zërave, ku përfshihen shpenzime jetese, udhëtimi dhe kostoja e studimeve.
Deklaratë personale se nuk përfiton ndonjë bursë apo të ardhur tjetër nga shteti shqiptar.
Në rast bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe organizatave të tjera që do të ndihmojnë në pranimin e kandidatit, duhet të dorëzohet dokumenti vërtetues.
Projektideja e temës së doktoratës, ku të përcaktohet qartësisht objekti i studimit, metodologjia si dhe literatura kryesore që është ose do të përdoret.
Deklaratë noteriale, ku kandidati pranon të punojë në Shqipëri të paktën tre vjet pas përfundimit të studimeve.
Tri referime për cilësitë dhe nivelin e kandidatit. Referentët duhet të jenë persona që e njohin mirë kandidatin dhe kanë të paktën gradën “Doktor”.
Në këtë linjë operohet edhe me dosjen e dokumenteve që kërkohen për llojet e tjera të bursave, të cilat do të jenë të formatit specifik sipas llojit të studimit.