E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritjes së shqiptarëve për 3G po i vjen fundi

06/01/2011  Telefonat më të përshtatshëm për teknologjinë 3G janë Smartphones

Rritet interesi i klientëve për kushtet dhe çmimet e këtij shërbimi

Tashmë dita kur të gjithë do të mund të navigojnë internet të shpejtë me teknologjinë 3G po afron dhe bashkë me të është rritur edhe interesi i klientëve aktualë dhe të rinj të kompanisë Vodafone për të mësuar mbi kushtet dhe çmimet e këtij shërbimi. Një nga pyetjet më të shpeshta është se cilët janë llojet e aparateve celulare që i përshtaten më shumë teknologjisë 3G. Në mënyrë që të përfitohet nga kjo teknologji bashkëkohore, telefoni celular duhet të ketë kapacitetin e duhur për t’ju përshtatur shërbimeve që mundësohen prej saj dhe jo të gjithë aparatet e kanë këtë kapacitet. Telefonat të cilësuar si më të përshtatshëm për teknologjinë 3G janë Smartphones, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik për të ofruar shërbimet 3G më së miri. Aparatet me të cilët çdo abonent Vodafone mund të përfitojë nga shërbimet e shumëllojshme të 3G janë Iphone, Ipad, Samsung Galaxy Tab, Nokia Smartphones, Google Nexus, BlackBerry Torch, Blackberry Bold 9000, Blackberry Bold 9700, Blackberry Curve 8900. Me 3G do të sigurohet një shpejtësi dhe kapacitet më i lartë në transmetimin e të dhënave përmes internetit në aparatet celularë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë Vodafone, e cila është e para në Shqipëri që ofron teknologjinë 3G. Bizneset si dhe individët do të mund të eksplorojnë cilësinë dhe shpejtësinë e përdorimit të internetit wireless në celularët dhe kompjuterët e tyre, duke pasur mundësinë ta kenë gjithë botën në pëllëmbë të dorës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›