Parkimi në Tiranë, bashkia nënshkruan kontratë koncesionare
Bashkia e tiranës nënshkruan një marrveshje koncensionare për ndërtimin e të parit parkim nëntokësorë në kryeqytet. Ky parkim i cili do të ndërtohet katër katen në dhe, në sheshin “Italia” do të mund të parkojnë 1000 automjete dhe do të ketë një kosto financiare, për ndërtimin prej rreth 1. 6 miliard lekësh. Sipas kryetarit Lulzim basha, ky nën parkim do të përmirësojë mënyrën e jetesës, së kryeqytasve.
"Kam një kënaqësi të dyfishtë për nënshkrimin e kësaj kontrate sepse të gjithë e dimë se sa e vështirë është parkimi në Tiranë. E ndihej personalisht dhe kur e ndihen kryetari i bashkisë imagjinoni se çfarë ngërçi dhe çfarë problemi shkakton mungesa e një parkimi në Tiranë pasi është një nga shkaqet e trafikut dhe rritjes së parametrave ndotëse të ambjentit” ka theksuar Basha.
Po sipas kryebashkiakut Basha, ndërtimi i tij do të gjenerojë shumë fronte të reja punë si në ndërtimin, ashtu edhe në funksionimin e tij. “Ky projekt është një investim që do të tërheq miliona euro dhe do të hapë me mijëra vende pune por edhe pas ndërtimit do të jetë një front pune” ka theksuar Basha.
Ndërsa përsa i përket kohëzgjatjes së koncensionit, akoma nuk është përcaktuar. E paqartë gjithashtu mbetet edhe kohëzgjatja e punimeve për ndërtimin e të parit nënparkim në Tiranë, tek sheshi “Italia”.